E Martë, 3 Nëntor 2026

Promovimi i turizmit mes dy vendeve, Çela takim me homologun e Azerbajxhanit në ITB Berlin

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela takoi sot CEO-n e Bordit të Turizmit të Azerbajxhanit, Florian Sengstschmid, në prag të finalizimit të memorandumit të mirëkuptimit mes agjencive Kombëtare të Turizmit të dy vendeve.

Takimi u zhvillua në mjediset e panairit ITB Berlin 2025 ku Shqipëria mban vendin e nderit dhe paraqet ofertat turistike.

Promovimi i turizmit, shkëmbimi i përvojave dhe zgjerimi i partneritetit mes agjencive të të dy shteteve ishte në qendër të bisedës.

Drejtori Ekzekutiv i Bordit të Turizmit të Azerbajxhanit u shpreh i impresionuar nga ceremonia e hapjes së “Albania All Senses”, stenda e Shqipërisë në ITB Berlin dhe nga sezoni i mrekullueshëm turistik 2024 i vendit tonë.

Drejtoresha e Përgjithshme e AKT bëri një panoramë mbi Shqipërinë turistike dhe theksoi rëndësinë e ndërtimit të urave të bashkëpunimit.

Gjatë bisedës u diskutua edhe mbi vendosjen e kontakteve mes turoperatorëve dhe bizneseve me qëllim promovimin e turizmit.

Në vitin 2024, Shqipëria u vizitua nga 4800 turistë nga Azerbajxhani, me një rritje prej 50.8% më shumë se viti 2023.

1 nga 6

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›