E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama citon Profetin Muhamed: Kërkoni diturinë nga djepi deri në varr

TIRANË, 4 mars/ATSH/  Kryeministri Edi Rama në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit citoi një thënie të Profetit Muhamed.

“Kërkoni diturinë nga djepi deri në varr”, citoi Rama.

Nga 1 marsi besimtarët myslimanët kanë nisur muajin e bekuar të Ramazanit me agjërimin, një nga shtyllat dhe detyrat madhore të besimit Islam.

Ramazani është muaji ku besimtarët myslimanë ndërpresin ushqimin, pijen e jo vetëm, duke filluar që nga nisja e agimit deri në perëndim të diellit (nga syfyri deri në iftar); është një muaj i vlerave të larta njerëzore, morale e sociale, muaji i solidaritetit dhe bashkëpunimit, muaj që i dedikohet më shumë adhurimit dhe këndimit të Kuranit; muaji i sadakasë dhe i punëve të mira, muaji i mëshirës, virtytit dhe dhembshurisë.

Dita e fundit e Ramazanit është më 29 mars, ndërsa më 30 mars kremtohet Fitër Bajrami.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›