Promovohen dy produkte te reja
"Alpha bank", ne treg per here te pare karta American Express
Per here te pare klientet e "Alpha Bank" do te mund te kene ne duart e tyre kartat "American Express". Risia eshte njoftuar gjate nje konference per shtyp, te zhvilluar dje ne ambientet e Hotel Sheraton. Keto karta do te ofrojne perfitimi unike dhe bashkekohore te krijuara per t'iu pershtatur nevojave te konsumatorit shqiptar brenda ne Shqiperi dhe kudo ne bote. Sipas pjesemarresve ne konference, karta te tilla do te shperndahen nepermjet rrjetit te degeve te Alpha Bank-Albania. Drejtori i Pergjithshem i Alpha Bank Albania, Andreas Galatoulas, pasi pershendeti te pranishmit tha se "Alpha Bank" feston kete vit 10-vjetorin e suksesshem te prezences ne Shqiperi. "Eshte per nder ta nderthuresh kete ngjarje me fillimin e ne bashkepunimi ekskluziviteti me "American Express" ne Shqiperi", vijoi ai. Ndersa Marios Klapsis shprehu kenaqesine per krijimin e ketij partneriteti me Alpha Bank Albania. Sipas tij, dy kartat e promovuara dje jane produktet me te mira ne rangun e kartave te kreditit te ofruara ne treg. "Alpha bank" dhe "American Express" kane nje marreveshje per leshimin e kartave dhe marreveshjet me tregtaret ne Greqi qe nga viti 1995, ku "Alpha Bank" leshon te gjithe gamen e kartave me marken "American Express".