Promovohen në UET librat e autorit Fatos Tarifës
Dy libra të veçantë janë promovuar në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës. E përbashkëta e këtyre dy librave është autori i tyre studiuesi dhe diplomati Fatos Tarifa. "Fati i një shekulli", është vepra e parë që Tarifa sjell në treg. Në këtë botim Tarifa trajton dhe analizon me mjeshteri disa nga çështjet më të mëdha të kohës sonë duke ofruar ide origjinale dhe interesante.
Ndërsa librin e dyte "Rilindja e Everopës", mendimi dhe kultura humaniste e saj Tarifa e ka shkruar këtë libër së bashku me dy autorë të tjerë Remzi Lamin dhe Baviola Shatron. Pjesa e parë e librit përmban një studim mbi epokën e rilindjes dhe mbi tiparet themelore të humanizmit europian. Ndërsa në pjesën e dytë realizohen disa nga porteret më të mëdha të rilindjes eurpoiane si Da Vinci, Bruno Galilei, Shekspiri, Dekarti etj.
Por veprat e Tarifës janë vlerësuar edhe nga shumë kritikë arti, ndërkohë që historiani Pëllumb Xhufi ka shprehur një vlerësim të veçantë për veprat e tij.
Këto libra u prezantuan të mërkurën e librit në Universitetin Europian të Tiranës.