E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë/ Thaçi fton Berishën në përurimin e fillimit të autostradës

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar homologun e tij, shqiptar Sali Berisha, që të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve në autostradën Morinë-Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdarë.
Sipas një deklarate për shtyp të qeverisë së Kosovës, thuhet se kryeministri Berisha e ka mirëpritur ftesën dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të qeverisë së Shqipërisë për të marrë pjesë në këtë ngjarje.
Ceremonia e fillimit të punimeve të autostradës do të mbahet këtë të diel, në Vërmicë, në orën 13:00.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›