Promovohet ‘Enver Hoxha’ i Fevziut

Pas Edi Ramës, Prishtinën do ta vizitojë edhe një mysafir tjetër nga Shqipëria, gazetari Blendi Fevziu.
Fevziu do të qëndrojë në Prishtinë të enjten, për të promovuar dokumentarin dhe librin e tij kushtuar Enver Hoxhës.
Premiera e filmit dokumentar “Enver Hoxha” do të shfaqet të enjten, me fillim nga ora 18, në Kinemanë ABC.
Filmi bazohet në dokumentet personale dhe arkivore të Enver Hoxhës, dhe përmban pamje që nuk janë shfaqur asnjëherë deri më tani. Dokumentari flet edhe për vrasjet e likuidimet, për Kosovën, Jugosllavinë dhe komunizmin. Pra, për një Enver Hoxhë ndryshe, të dokumentuar nga Blendi Fevziu.
Ndërkaq, promovimi i librit me të njëjtin emër të Blendi Fevziut, do bëhet menjëherë pas përfundimit të dokumentarit, nga ora 20, në Swiss Diamond Hotel, në Prishtinë.