E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjerohet lista e trashëgimisë kulturore të UNESCO’s

UNESCO i ka futur dymbëdhjetë tradita kulturore shqiptare si pjesë të Trashëgimisë Botërore.

Përveç kësaj, Komiteti i UNESCO’s, që u takua në ishullin indonezian Bali, si tradita kulturore ka përfshirë edhe kalërimin sipas stilit francez, - një formë arti dhe një disiplinë e vlefshme për harmoninë që lindë mes njeriut dhe kalit; pastaj, muzikën popullore portugeze Fado – që, sipas historianëve, ka lindur në fillim të shekullit të VII; mariaçit meksikanë – grupe këto tipike muzikore të perëndimit të Meksikos, që përbëhen nga shtatë deri në 12 persona; si dhe dy traditat japoneze, e ndër to edhe Mibu no Hana Taue - ritualin e mbjelljes së orizit që ende kultivohet nga dy komunitete të Hiroshimës. Veç këtyre, janë përzgjedhur edhe tradita të ndryshme nga Kolumbia, Peruja, Republika Çeke, Greqia, Qiproja, Turqia, Kroacia.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›