Kthehen azilkërkuesit e parë nga Belgjika

Belgjika ka dhënë sinjalin e parë në praktik se nuk do të toleroj asnjë shqiptarë që falsifikon dokumente për të marrë azil në këtë vend. Dhe ja ku vijnë edhe rezultate e parë ku janë kthyer drejt shtetit shqiptar 9 persona të cilët rezultonin se kishin dhënë dokumenete false se ishin në gjakmarrje në Shqipëri për të përfituar azil në Belgjikë. Në një deklaratë për shtyp shefi i komisariat të Rinasit Gëzim Prebibaj ka bërë edhe një herë thirrje se liberalizmi i i vizave të mos keqpërdorohet.
Ndër të tjera ai ka deklaruar se 9 të deportuarit nuk do të jenë të fundit që do të rikthehen, pasi hetimet dhe bashkëpunimi me belgët do të kthejë edhe shqiptarë që kanë përfituar nga dokumentet false të gjakmarrjes.
Ndërkohë që thirrja e autoritetve belge për një numër të lart kërkesash për azil në këtë vend ka vënë në lëvizje policinë shqiptare e cila ka nisur hetimet për dy zyrtar të pushtetit vendor në Shkodër se kanë shpërndar dokumente false për familje të cilat supozoheshin se ishin në gjak.