Aksident në rrugën “Ali Demi”, plagosen tre persona

Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën “Ali Demi” ku tre persona kanë mbetur të plagosur .
Dëshmitarë në vendngjarje bëjnë të ditur se dy motora fillimisht janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërkohë që në një hark kohor shumë të shkurtër një furgon tip benz është përplasur me ta, duke lënë të plagosur drejtuesit e dy mjeteve motorike.
Burime nga policia bën me dije se tre të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku mësohet se njërit prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë ka mundur të identifikojë nëpërmjet targës drejtuesin e benzit.
Mësohet se policia ka shpallur në kërkim Veli Mustafa Koka, banor në rrugën “Sabri Petrala, në kryeqytet, ndërkohë kanë ngritur postoblloqe për kapjen e autorit.