Kriza e Eurozones Barroso Sfida me e madhe e nje brezi
Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso e quan luftë për të ardhmen ekonomike dhe politike të Evropës përballjen e Eurozonës me krizën e borxheve sidomos në Greqi. Duke iu drejtuar Parlamentit Evropian, Barroso tha se rajoni po përballet me sfidën më serioze të një brezi.
"Kjo është një luftë për vende pune dhe prosperitetin e familjeve në të gjitha shtetet tona anëtare. Kjo është një luftë për të ardhmen ekonomike dhe politike të Evropës. Kjo është një luftë për atë që Evropa përfaqëson në botë. Kjo është një luftë për vetë integrimin evropian", tha Barroso.
Ai tha se e vetmja mënyrë për të ndalur ciklin negativ në tregjet financiarë është të ofrojnë një integrim më të thellë e një impuls të ri unifikues. E ndërsa kriza e borxheve hyn në muajin e 18 pranohet gjerësisht se është minuar besimi në aftësinë e zonës euro për të trajtuar problemet financiare.
Barroso njoftoi gjithashtu se Komisioni Evropian së shpejti do të paraqesë mundësitë për futjen e euro bonove çka do të sjellë ndryshime të traktatit të Lisbonës pa ofruar megjithatë zgjidhje të menjëhershme të krizës. Barroso i kërkoi gjithashtu Greqisë të finalizojë programin e saj të ashpër.
“Falimentimi i Greqisë apo dalja e saj nga zona euro do të bartin pasoja dramatike për Greqinë, rajonin dhe ekonominë globale”, vlerësoi para parlamentit dhe komisioneri për çështjet ekonomike dhe monetare të BE-së Olli Rehn. "Ajo që ne shohim tani është se rritja reale ekonomike dhe punësimi janë tani nën një trysni të madhe nga pasojat negative që rrjedhin nga kaosi i vazhdueshëm në tregje në lidhje me krizën e borxheve.
Ndërkohë në Greqi ka zbritur një task-forcë e Komisionit Evropian që do të ndihmojë Athinën zyrtare në përmbushjen e masave të ashpra ekonomike në përpjekjet për të evituar falimentimin.
Delina Bitraku