E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet libri i Bujar Leskaj "Brenda dhe jashtë parlamentit"

Politikani Bujar Leskaj ka çfarë kujton për gjatë viteve që ishte deputet dhe për nje periudhë dy vjeçare ministër i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Janë me dhjetra shkrime, intervista dhe prononcime që ai ka dhënë për median. Mjaftoi një përkudesje dhe Bujar Leskaj na sjell një libër me vlerë, të titulluar "Brenda dhe Jashtë Parlamentit". Autori na sjell pasazhe nga veprimtarita politike për një periudhë kohore të shkurtër por shumë të ngjeshur. Për autorin ky botim është një dëshmi e dedikuar atyre që i dhanë mundësi për futjen në politikë.
Për Bujar Leskaj ky është libri i tij pas "Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë". Libri është një risi e veçantë ku politikanët shkruajnë për çastet e tyre gjatë ushtrimit të detyrave si politikanë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›