Promovohet libri i Emin Rizës "Qyteti dhe banesa qytetare shqiptare shek XV-XIX"
Një studim mbi tipat tradicionalë të banesës qytetare shqiptare si banesat me hajat dhe çardak si dhe rrëziku që i kanoset është një libër që profesori dhe akademiku Emin Riza i ka kushtuar, në një botim të plotë duke përfshirë edhe hapësirën kosovare. "Qyteti dhe banesa qytetare shqiptare shek XV-XIX" u promovua në ambientet e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Sipas Rizës banesa është pasqyruesja e drejtpërdrejtë e kushteve ekonomike e shoqërore të një vendi.
Emin Riza i kushton një botim të plotë studimit të banesës qytetare në hapësirën shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës e cila është një punë 10-vjeçare për akademikun.