AAK: Kosova sot, larg vizionit të Rugovës
Zyrtarë të partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke folur me rastin e 4 vjetorit të vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, kanë deklaruar se Kosova sot është larg vizionit të tij.
"Shteti i Kosovës sot është larg vizionit të presidentit Rugova, për të qenë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian", ka deklaruar nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala.
Ai ka shtuar se të gjithë duhet të angazhohen më shumë për realizimin e këtij vizioni, "pasi vetëm kështu mund të respektohet si duhet trashëgimia e Rugovës".