E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet libri i Nasho Jorgaqit, ‘Koha e kujtimeve’

Promovohet në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë libri i studiuesit të letërsisë Nasho Jorgaqi me titull “Koha e kujtimeve”.

Nëpërmjet kujtimeve, ashtu siç i ka jetuar autori, u jepet sërish jetë disa personaliteteve më të shquara të letërsisë dhe gjuhës të gjysmës së dytë të shekullit XX, mes të cilëve Ali Asllani, Mitrush Kuteli etj.

Duke kujtuar me nostalgji kohën kur ata jetuan dhe punuan, autori Nasho Jorgaqi shprehet se ndjente një detyrim shpirtëror për të sjellë tek lexuesit dëshmi për jetën dhe veprën e tyre të çmuar.

Në ceremoninë e promovimit të librit morën pjesë një serë personalitetesh të kulturës, artit, akademikë të cilët vlerësuan librin, i cili risjell edhe njëherë në vëmendje figura të njohura kombëtare, në fushën e letërsisë dhe kulturës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›