E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balotelli do të shitet

Sulmuesi Mario Balotelli nuk do të aktivizohet më gjatë këtij sezoni në Manchester City dhe pritet të shitet gjatë afatit kalimtar të verës, ka njoftuar menaxheri Roberto Mancini pas humbjes 1-0 nga Arsenali të dielën.

Balotelli u përjashtua për herë të dytë këtë sezon derisa City zbriti në tetë pikë prapa liderit Manchester United.

“Ai nuk është djalë i keq dhe është futbollist fantastik por nuk e shfrytëzon talentin dhe kualitetet që ka. Ai nuk do të luajë më gjatë këtij sezoni dhe do të mundohem ta shes gjatë verës”, deklaroi Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›