Promovohet libri për Diversitetin Fetar dhe Kulturor në Ballkan

Ky simpozium është organizuar në mars të vitit 2011 nga Universiteti i Tiranës, Universiteti “Fatih”, dhe Qendra për Dialog “Prizmi”, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Referues në simpozium ishin 36 akademikë të mirënjohur nga 18 shtete të ndryshme, si nga ShBA, Gjermania, Anglia, Franca, Italia, Shqipëria, Turqia, Australia, Kosova, Holanda etj.
Libri përfshin 32 kumtesat e mbajtura në këtë simpozium në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, kumtesa të cilat përfaqësojnë në vetvete studime serioze për bazat filozofike dhe etike të Lëvizjes Gylen, pikëpamjet e Gylenit për tolerancën dhe dialogun ndërfetar e ndërqytetërimor, si dhe kontributin e tij për paqen botërore. Në këtë botim lexuesit do të gjejnë trajtesa interesante që lidhen me dialogun ndërfetar në Shqipëri dhe Ballkan. Është për t’u theksuar se një pjesë e kumtuesve i kushtuan vëmendje rastit shqiptar të tolerancës e të mirëkuptimit ndërfetar, duke e vendosur këtë në lidhje me idetë dhe pikëpamjet e Gylenit.
Me anë të këtij botimi, lexuesit do të njihen jo vetëm me idetë filozofike të Gylenit, por edhe me veprimtarinë praktike të tij në shërbim të dialogut e të paqes në një botë të karakterizuar nga diversiteti etnik, fetar e kulturor, të trazuar shpesh nga grindjet e konfliktet me sfond politik e fetar.
Në promovimin e librit, zv/dekania e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Valentina Duka, tha se ky nuk është një roman, monografi etj, porse një libër ku janë përfshirë idetë fetare të një dijetari të madh si Gyleni.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhuri Kule, në fjalën e rastit tha se “studentët me anë të tij do të përmirësojnë dijet e tyre lidhur me harmoninë ndërfetare. Promovimi i këtij produkti tregon se jemi në rrugë të mbarë për ta përmirësuar dhe promovuar diversitetin kulturor dhe fetar të shqiptarëve”.
Ndërsa Ish-Ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferaj, tha se “ky simpozium bëri që Shqipëria të transferohej në një qendër ndërkombëtare të dialogut. Shqipëria është një oaz i dialogut dhe ne shqiptarët i transmetojmë Evropës vlera qytetërimore”.
Në promovimin e librit morën pjesë drejtuesi të komuniteteve fetare, drejtues të universiteteve në vend, pedagogë e intelektualë të shumtë./Start/F. P/
2012-06-18 18:36