E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sofra Dardane në Tropojë

Qindra artistë nga mbarë trevat shqiptare kanë ndezur atmosferën për tri ditë me radhë në qytetin e Bajram Currit, gjatë edicionit të dhjetë të Sofrës Dardane, njofton Vision Plus.

Jo vetëm stadiumi i lojërave me dorë, i cili u mbush për çdo natë me mbi 10,000 shikues, por nga artistët shqiptarë - të ardhur që nga Çamëria e deri nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Mali i Zi - u pushtuan edhe sheshet dhe rrugët e Bajram Currit.

Kënga çame dhe vallja e Tetovës fituan duartrokitjet më të zjarrta, ndërkohë që me mjaft interesim u ndoq edhe interpretimi me lahutë i artistëve të Malit të Zi, të cilët veshjen e xhubletës e ruajnë me fanatizëm.

Përveç çmimeve për pjesëmarrës, në natën finale pati edhe befasi dhe vlerësime për emrat e mëdhenj të artit shqiptar, siç ishte rasti me artisten e madhe, Nexhmije Pagarusha, e cila u shpall Qytetare Nderi e Bajram Currit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›