Manjani Numerimi elektronik i votave ne rrezik
Lëvizja Socialiste për Integrim shfaqet skeptike lidhur me përfundimin në kohë dhe konfoprm standardeve të kërkuara të reformës zgjedhore. Sekretari për çështje zgjedhore në LSI, Ylli Manjani gjatë një komunikimi me mediat e argumentoi skepticizmin e kësaj partie të lidhur ngushtësisht me arsyet që mund të dëmtojnë eventualisht procesin e ardhshëm zgjedhor.
“Vlerësojmë se koha për përgatitjen e numërimit elektronik është e pamundur. Politika duhet të konsujojë kohë dhe energji për temat e nxehta. Numërimi elektronik është në rrezik, pasi janë një sërë çështjesh që lidhen me vënien në efiçencë të një sistem të tillë”, vuri në dukje Manjani.

Sipas tij, sistemi zgjedhor aktual ka vërtetuar që vota është e pabarabartë, ndaj LSI kërkon një skemë e cila të garantojë barazinë e votës.