Studentët e Kamzës përfundojnë grevën, nesër në DND
TIRANE-
Rektori i UBT: Vendimi, vetëm për studentet që kanë nisur studimet në 2006
Përmes një lidhje telefonike në News24, Rektori i Universitetitit Bujqësor të Tiranës, Fatos Harito konfirmon vendimin e Ministrisë së Arsimit për heqjen e kriterit të mesatares vetëm për studentet që kanë nisur studimet përpara vitit 2006, kohë kur ende nuk kishte filluar aplikimi i Kartës së Bolonjës.
Sipas rektorit, këta studentë nuk kanë qenë të informuar në lidhje me këtë kriter dhe si rezultat Ministria vendosi të lejojë të gjithë të nisin studimet e nivelit të dytë.
“Ka qenë një lloj mosinformimi në kohën e duhur. Kjo nuk do të thotë se ne heqim dorë nga standardet. Vendimi u morr vetëm për studentët që kanë filluar studimet në vitin 2006” u shpreh Harito.
Arrihet marreveshja, studentët e Kamzës përfundojnë grevën
Përfundon greva e studentëve të Universtitetit të Kamzës. Duket se bisedimet mes tyre dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit kanë arritur në marrëveshje. Ministria e Arsimit ka pranuar kërkesat e studentëve grevistë për të hequr mesataren e pranimit në nivelin e dytë DND. Vendimi për arritjen e marrëveshjes mes palëve është bërë i ditur nga përfaqësuesit e MASH. Po sipas Ministrisë së Arsimit, për studentët e Universitetit të Kamzës do të nisë që nesër regjistrimi në nivelin e dytë të studimeve DND. Ndërsa Rektori i Universitetit të Kamzës deklaron për News 24, që ky përjashtim nga mesatarja është bërë vetëm për këtë vit.
Studentët grevistë kanë lënë grevën në ditën e tetë të saj, për të filluar që nesër regjistrimin në nivelin e dytë të studimeve. 15 prej tyre hynë me forcë në ambientet e fakultetit para tetë ditësh, gjatë një përleshjeje me policinë. Gjendja e tyre shëndetësore rëndohej nga dita në ditë, ndërkohë që vetëm sot është bërë i mundur takimi me përfaqësuesit e MASH.
Studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës filluan fillimisht protestat përpara Ministrisë së Arsimit. Ata kërkonin heqjen e mesatares për të vazhduar studimet edhe në nivelin e dytë, ashtu sic e pëermban Karta e Bolonjës.
Ndërkohë pranë studenteve grevistë kanë qënë sot në mbështetje të tyre dhe dhjetra studentë nga universitete të tjera të Tiranës. Ata kanë shprehur solidarizim me grevistët e urisë dhe kanë bërë thirrje që ditën e nesërme të bashkohen me ta dhe studentë të të gjitha universiteteve.
(m.a/BalkanWeb)