Mjedisi marreveshje per menaxhimin e pyjeve

Zhvillimi i sektorit te pyjeve eshte nje nga sfidat kryesore te Ministrise se Mjedisit. Vecanerisht ne momentin qe ato po kalojne ne pronesi te pushtetit vendor kerkohet nje fuqizim i kapaciteteve per komunat e perzgjedhura qe ato te mire menaxhojne siperfaqet pyjore. Kjo ka qene deklarata qe ka bere ministri i Mjedisit Fatmir Mediu pas nenshkrimit te nje marreveshjeje mirekuptimi me agjencine suedeze per zhvillim dhe bashkepunim nderkombetar si dhe Organizaten Holandeze per Zhvillim ne sektorin e pyjeve.Memorandumi qe ne nenshkruajme sot dje ka te beje me mbeshtetjen qe ne i japim sidomos strukturave te pushtetit lokal per menaxhimin dhe mbrojtjen qe ato duhet tu bejne pyjeve qe jane transferuar tashme apo do te transferohen drejt pushtetit lokal per te rritur pergjegjesite e tyre kualitetin e tyre ne kuptimin e drejte te marredhenieve me pyjet dhe menaxhimin e tyre. Po njekohesisht per ti ofruar kontribut te drejtperdrejt qytetareve te atyre zonave - tha Fatmir Mediu minister i Mjedisit. Fuqizimi i qendrueshem i pyjeve komunale ne Shqiperi 2010-2013 do te mbeshtese zbatimin e strategjise per zhvillimin e sektorit pyjor dhe kullotave ne vend e cila perben nje siperfaqe prej 50 te territorit te vendit.