Greqi arrestohen dy shqiptare me hashash

Policia greke ka arrestuar pasditen e te merkures dy shqiptare te cileve u eshte gjetur ne makine nje sasi hashashi i paperpunuar. Sipas te dhenave qe raportojne mediat greke behet e ditur se arrestimi i dy shqiptareve te moshes 22 dhe 23 vjec eshte bere mbi bazen e informacioneve te marra ne rruge operative. Mediat greke shkruajne se dy te dyshuarit e shperndanin drogen ne nje nga lagjet e Athines. Forcat policore greke gjate kontrollit te ushtruar ne makinen e shqiptareve kane sekuestruar sasine prej 27.5 kg lende narkotike te dyshuar hashash. Gjithashtu eshte sekuestruar automjeti me te cilin dy te dyshuarit shperndanin kanabisin shuma prej 2 900 euro.