Prona e gjithkujt

Që nga koha kur në Kosovë ka nisur rregullimi i rrugëve dhe urave në afërsi me shinat e trenit, disa komuna kanë nisur të uzurpojnë tokën e Hekurudhave të Kosovës. Ato bëjnë ndërtimin e infrastrukturës rrugore duke dëmtuar edhe infrastrukturën kabllore, e cila shtrihet pranë linjave hekurudhore.
Rafet Çitaku, zyrtar për informim i Hekurudhave të Kosovës, tregon se kur komunat kanë filluar ndërtimin e këtyre rrugëve, në të shumtën e rasteve, kjo është bërë pa lejen e Hekurudhave të Kosovës. Por edhe në rastet kur merret leja për ndonjë punë, kompanitë të cilat bëjnë ekzekutimin e punimeve, nuk kanë kujdes dhe dëmtojnë infrastrukturën hekurudhore.
“Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës është uzurpuar dhe dëmtuar në të gjitha komunat nga njerëz të pandërgjegjshëm të cilët nuk ia dëshirojnë të mirën Hekurudhave të Kosovës dhe këtij vendi”, thotë Çitaku për Express.
Duke mos pasur mundësi tjetër për zgjidhjen e këtij problemi, ai thotë se Hekurudhat kanë qenë të detyruara të bëjnë padi të rregullta në Gjykatat Komunale, për të gjitha rastet e uzurpimit të pronës së HK-së.
“Presim që kjo çështje të zgjidhet përmes gjykatave, sepse në mënyrë permanente Hekurudhat e Kosovës kanë kërkuar që dëmet e bëra të mbulohen nga ata të cilët i shkaktojnë ato”, sqaron Çitaku.
Sipas tij, Hekurudhat e Kosovës kanë pasur disa takime me institucionet komunale, ku kanë kërkuar angazhimin e tyre për mbrojtjen e kësaj infrastrukture, por asgjë.
“Në këto takime, kemi thënë se do të përkrahim projektet zhvillimore komunale të cilat janë në interes të përgjithshëm të shoqërisë kosovare. Mirëpo, për çdo pronë të cilën e merr Komuna, ne kemi kërkuar që pëlqimin që duhet ta japë Qeveria e Kosovës, e cila është pronare e Hekurudhave të Kosovës”, shprehet Çitaku.
Muhamet Gashi, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, tregon se pas disa takimeve që Komuna ka pasur me zyrtarët e Hekurudhave të Kosovës, këta të fundit kanë treguar interes për realizimin e këtij projekti sipas standardeve dhe planeve rregulluese.
“Realizimi i projektit për ndërtimin e rrugëve ka filluar në vitin 2008. Kohë pas kohe kemi mbajtur mbledhje me zyrtarët e HK-së ku ka pasur konsulta. Kur ka filluar ky projekt, ne iu jemi përmbajtur standardeve, ku për ato pjesë në të cilat Komuna ka filluar ndërtimin e rrugëve, është larguar rreth tri metra nga hekurudha”, thotë Gashi për Express.
Ai gjithashtu tregon se Hekurudha ka pasur edhe përfitimet e veta nga Komuna, sepse me rastin e ndërtimit të rrugëve, janë bërë edhe muret mbrojtëse, të cilat hekurudha nuk i ka pasur kurrë.
Megjithëkëtë, janë tri raste Kur Komuna e Prishtinës, Ferizajt dhe ajo e Prizrenit, kanë shfrytëzuar një pjesë të pronës hekurudhore për ndërtimin e rrugëve dhe për të gjitha këto raste, HK-ja është në bisedime me këto komuna, që të gjendet zgjidhja e kënaqshme për të dyja palët.