E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e të miturit, dorëzohet 16-vjeçari

Zbardhet vrasja makabre e 17-vjeçarit

Shkodër, 10 Mars NOA Vrasja makabre e 17-vjeçarit dje në Shkodër, është zbardhur sot tërësisht nga policia vendore e cila konfirmoi dhe dorëzimin e të dyshuarit, një 16-vjeçar nga ky qytet.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se i mitur T. Brahimi, u vetëdorëzua në ambientet e policisë sot në orën 19.30, së bashku me armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën pohoi se ka kryer krimin.

I mituri Eduard Thana 17 vjeç, banues ne lagjen Fahri Ramadani, Shkoder, mbeti i vrarë dje në orën 18:10, në lagjen Tom Kola të qytetit Shkodër, pikërisht në vendin e quajtur Dugajt e reja.

Pas një konflikti për motive të dobëta, viktima Thana është qëlluar me pistoletë, nga 16-vjeçari T. Brahimi, banues në lagjen Ahmet Haxhija, Shkodër.

Policia tha se po kryen veprimet e duhura procedurale dhe hetimore kurse materialet në ngarkim të Brahimit, do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të Vrasje me dashje dhe Armëmbajtje pa leje.

r.d/e.l/NOA

Lexoni më shumë mbi argumentin:

Vrasja në Shkodër, identifikohet autori

Viktima në Shkodër, një djalë 18-vjeçar

Krimi, vritet i riu me pistoletë

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›