Turbullohet uji
Për shkak të ngritjes së sasisë së ujit në liqenin e Badovcit, pas reshjeve të fundit, është shkaktuar turbullirë e ujit në sipërfaqen e këtij liqeni dhe detyrimisht janë përgjysmuar kapacitetet në mënyrë që të ruhet cilësia e ujit. Me këtë rast, lagjet që furnizohen nga ky liqe, përkohësisht do të ballafaqohen me reduktime shtesë të ujit.
Këtu përfshihen këto lagje: Kodra e Diellit, një pjesë e lagjes Ulpiana, lagja Mat, Veternik, Tasligje dhe të gjitha lagjet që furnizohen me ujë të pijshëm nga liqeni i Badovcit.
Reduktimet shtesë, do të jenë të paplanifikuara, varësisht nga niveli i rezervuareve prej nga furnizohen, duke mos e përjashtuar edhe konsumin nga ana e konsumatorëve.
Megjithatë, furnizimi me ujë të pijshëm qëndron stabil, sidomos në zonat që furnizohen me ujë nga liqeni i Batllavës, përfshirë këtu 70% të konsumatorëve. Pas reshjeve të fundit atmosferike, përveç ngritjes së sasisë së ujit në liqenin e Batllavës, ngritje ka pasur edhe në liqenin e Badovcit, prej nga furnizohen 30% e konsumatorëve.