Prona të shkojë te pronari i ligjshëm
Eshte pershendetur nga banoret autoktone kaone himariotë fillimi i regjistimit te banesave e me vone i pronave ne krahinen e tyre nga misioni i OSBE ne Shqiperi, me mbeshtetjen financiare te Bankes Boterore.
Me se fundi, pas shume kerkesash, debatesh televizive, artikujsh dhe ankesash nga banoret e kesaj zone, po fillon te vihet ne zbatim projekti i shumepritur per regjistrimin e tokes dhe pronave te tjera te palujtshme .
Kjo zone e lene pas dore prej vitesh nga qeverite qe vene e vijne, eshte me prioritet te madh turistik. Tokat ne Rivieren e Shqiperise, ku ka filluar te zbatohet projekti i OSBE, nuk jane te regjistruara ne hipoteke dhe kjo ka bere qe banoret e zones te mos njihen si pronare te ligjshem, pasi nuk kane ne dore titujt e pronesise. Banoret jane te ndergjegjshem se ky eshte nje proces sa kompleks aq dhe i veshtire ne percaktimin dhe njohjen e te drejtes se prones.
Problem i madh per Bregun eshte tjetersimi qe u ka bere ish kooperativa-bujqesore trojeve dhe shtepive pothuaj ne te shumten e fshatrave. Dihet se shume banore te Himares, ne periudhen e monizmit u larguan neper qytete te ndryshme te vendit, per arsye pune e shkollimi dhe si pasoje shume shtepi mbeten te kyccura, te cilat me vone u dhane per perdorim, ose me keq akoma u blene per 1000 leke te vjetra nga banore te tjere te zones. Per te ardhur keq eshte kur mbi ato themele shtepish u ngriten themele shtepish te familjeve te tjera, pa asnje lidhje me te parat. Shembuj te tille ka plot, por une po sjell disa raste tipike nga te shumtat qe jane ne gjithe krahinen: Ne fshatin Vuno u rrafshua shtepia e Koste Kondos dhe mbi te ndertoi shtepi nje tjeter banor i quajtur Pel Pili. Po ashtu edhe ne shtepine e Gol Peculit u ngrit nje shtepi tjeter. Ne fshatin Ilias eshte grabitur trualli i shtepise se Lefter Bifshes nga banori tjeter Minella Nikollori. Po keshtu kane konflikte pronesie edhe shume fise te tjera ne ate krahine.
Te gjitha keto bejne qe te hasen pengesa e veshtiresi deri dhe konflikte fizike ne marrjen e truallit dhe tokes ne pronesi nga pronari i ligjshem.
Deri tani shume shtepi jane regjistruar me konflikt pronesie. Prandaj banoret e Himares kundershtojne me force dhe sduan ta njohin zbatimin e ligjit te njohur si 7501, qe mbeshtetet ne parimin Toka i takon atij qe e punon. Ky ligj eshte kundershtuar ne te gjitha mjetet e informimit nga shoqataBregdeti dhe nga pronaret e ligjshem te tokave atje. Zgjidhja e ketij problemi eshte mbyllja e nje burimi te madh korrupsioni ne vend. Keto qendrime ndaj pronareve autoktone duhet te korigjohen duke rikthyer me ligj, tani qe sapo ka filluar regjistrimi, pronen tek i zoti qe e ka te trasheguar nga te paret. Vetem keshtu do te shmangim jo vetem korrupsionin, por dhe vetegjyqesine, vetem keshtu do te kete stabilitet ekonomik dhe politik ne vend.
Pra meqenese jemi ne fillimet e ketij projekti te madh, lind nevoja urgjente e regjistrimit te sakte te banesave dhe prones, sipas kufijve te para kooperatives dhe para grabitjeve korruptive. Ky eshte mendimi jo vetem i banoreve te Bregut, jo vetem i shoqates Bregdeti, por i gjithe shqiptareve, gazetareve e analistevete te ndershem e pateriote. Si perfundim, si banore te zones, si shoqate dhe si pronare te ligjshem dhe shume te ndjeshem te krahines, u bejme thirrje qeverise, organizmave perkatese dhe shume, misionit te OSBE, komisionit te ngritur, te gjithe atyre qe kane ndermarre kete nisem, qe ne 8 fshatrat e Bregut, te korrigjohen gabimet dhe vjedhjet e bera, te hiqet dore nga zbatimi i ligjit 7501.
Regjistrimi te behet ne baze te trashegimise te te pareve,pasi vetem keshtu do te zgjidhet njehere e mire problemi i prones, pakenaqesia e gjithe krahines dhe pajisja me certifikaten e pronesise, per ti dhene zones me te bukur turistike te vendit, krahet qe padrejtesisht i jane prere. Vetem keshtu do te marri fund njehere e mire dhe do te kompesohet sado pak mundimi, shqetesimi dhe pritja e gjate shumevjecare, pa llogaritur humbjen e madhe ekonomike te zones.
