E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria ka deshtuar te drejta kritikat e Topit

/ /

Abdiu i cileson kritikat e Presidentit ne adrese te prokurores se Pergjithshme si pakenaqesi ndaj punes se organit te akuzes dhe aspak si deklarata te castit apo emocionale.
Presidenti i Republikes artikuloi disa kritika ndaj prokurores se Pergjithshme per mosndeshkueshmeri te fajtoreve dhe mungeses se hetimit ndaj zyrtareve. fare domethenieje ka per ju ky apel
Une e degjova Presidentin e Republikes dhe me beri pershtypje menyra se si ai beri nje kritike sipas meje shume te forte ndaj organit te Prokurorise. Presidenti i Republikes kritikoi Prokurorine Prokuroren e Pergjithshme jo per menyren se si e perdori ajo terminologjine bluza te bardha e per ta kuptuar si bluza me viza sic u shpreh Presidenti por per nje fakt me shume domethenie ne koncept. Ai beri kritika per veprimtarine e Prokurorise per te trajtuar te gjithe njerezit si te barabarte para ligjit dhe Kushtetutes per ti hetuar te gjithe personat qe dyshohet se kane kryer vepra penale per te nderhyre fuqimisht brenda kornizave ligjore per cdo ceshtje qe behet objekt debatesh dhe diskutimesh per te cilat hamendesohet se ekzistojne elemente te veprave penale. Mua mu duk nje kritike per te cilen organi i Prokurorise duhet te reflektoje pasi mendoj se nuk eshte nje opinion i rastit por as dhe moment emocional i Presidentit. Duhet te kuptojme nje gje qe Presidenti i republikes ne raport me institucionin e Prokurorise ka atributet e veta ai eshte organi kompetent kushtetues qe emeron prokurorin e Pergjithshem natyrisht duke marre dhe pelqimin e Parlamentit. Por ai eshte autoriteti i vetem kushtetues qe vendos pas propozimit te Parlamentit perfundimisht per shkarkimin e prokurorit te Pergjithshem. Duke ballafaquar kerkesat kushtetuese qe lidhen me kompetencat e Presidentit ne raportet e tij me Prokurorin e Pergjithshem duke e ballafaquar me qendrimin kritik te asaj dite te Presidentit une mendoj se ai ishte nje mesazh i drejtperdrejte i Presidentit ndaj prokurores se Pergjithshme dhe institucionit qe ajo drejton duke i treguar se eshte i pakenaqur nga qendrimet dhe veprimtaria e saj.
Ju parashikoni nga keto kambana te Presidentit se mund te kemi nje zevendesim te mundshem te prokurores se Pergjithshme
Jo une nuk dyshoj se mund te kete ndonje gje te tille. Por une mendoj se Presidenti ne nje moment te caktuar e ka kuptuar realisht se institucioni i Prokurorise per shume ngjarje dhe veprime nuk ka qene pozicioni qe duhet dhe vendosi qe ate dite publikisht ne menyre te kamufluar te tregoje pakenaqesine e tij dhe ne te njejten kohe vendosi ti tregoje opinionit publik se ai eshte i pakenaqur nga veprimtaria e ketij institucioni dhe se ai vete po kerkon me shume prej tij. Nisur nga ky qendrim une mendoj se Prokuroria e Pergjithshme ka deshtuar ne disa ceshtje sic ishte tragjedia e Gerdecit nje ngjarje jashtezakonisht e dhimbshme dhe e jashtezakonshme me pasoja shume te renda ose smund te justifikohet qendrimi perfundimtar qe mbajti Prokuroria e Pergjithshme ndaj fondeve te harxhuara ne projektin e rruges Durres-Kukes. Per keto ngjarje por dhe te tjera sensitive per opinionin publik duket se Prokuroria i ka mbetur shume ne borxh drejtesise. Nuk mund te justifikohet Prokuroria e Pergjithshme me faktin qe tek ajo shkojne pak denoncime kur denoncime penale behen cdo dite si nga politika kunder njeri-tjetrit denoncime qe jane te permasave shume te medha qe po te konsiderohen te mireqena do ta conin prokurorine per te hetuar ngjarje mjaft dimensionale.
Mjaftojne deklaratat mediatike qofte dhe te politikaneve per nje nisje hetimi nga ana e prokurorise
Une mendoj se per ngjarje te tilla nuk duhet te kete asnje frenim nga ana e prokurorise qe te nise hetimin. Edhe procedurialisht sipas ligjit prokuroria nuk ka ndonje pengese per te nisur hetimin e nje ceshtjeje kryesisht. Kur ne Shqiperi sot dy grupimet kryesore po akuzojne rende njeri-tjetrin po hedhin akuza te renda kunder njeri-tjetrit domosdo duhej qe prokuroria te niste ceshtjet penale duke frenuar dhe abuzimin me keto akuza. Madje ajo duhet te komunikonte me publikun per rezultatet e ketij hetimi. Nuk eshte e mjaftueshme qe te deklarohet se ka nisur ceshtja penale dhe se po punohet intensivisht. shte e domosdoshme qe te bindet opinioni publik se prokuroria ka punuar dhe ka arritur x rezultat qofte duke arritur ne perfundimin se dikush qe hetohet eshte fajtor apo nese dikush qe akuzohet eshte i pafajshem. Por opinioni publik duhet te sqarohet sepse qendrime te tilla sjellin mjaft dem si per institucionin e Parlamentit ashtu dhe per institucionin e prokurorise.
A shikoni anomali ne funksionimin e organit te Prokurorise
Nuk me perket mua te shpreh nje mendim rreth funksionimit te organit te drejtesise sepse qe te besh nje gje te tille duhet te jesh njeriu kompetent zyrtar qe te ngarkohet si detyre. Une mund te them nje gje qe aktualisht institucioni i prokurorise lekundet midis pavaresise qe Kushtetuta i ka siguruar dhe varesise qe Parlamenti ekzekutivi dhe Ministria e Drejtesise i kane imponuar. E them kete se nga ana kushtetuese Prokuroria eshte nje institucion i pavarur qe i nenshtrohet vetem Kushtetutes dhe ligjit eshte nje organ i centralizuar por ne fakt Parlamenti disa here ka krijuar institucione per te kontrolluar veprimtarine e Prokurorise dhe pse Gjykata Kushtetuese 2 here i ka shfuqizuar aktet dhe vendimet e Parlamentit duke i konsideruar keto komisione hetimore ne kundershtim me ligjin. Pra megjithese jane konsideruar antikushtetuese qendrimet e Kuvendit per te kontrolluar veprimtarine e prokurorise per ceshtjet penale per fillimin apo mosfillimin e ketyre ceshtjeve etj. ligji mbi Ministrine e Drejtesise autorizon ministrin dhe stafin e tij qe te kontrolloje prokurorine per ceshtje te ketij lloji. Pra vihet re jo vetem nje perplasje nocionesh dhe konceptesh mbi kete institucion por kemi te bejme dhe me nje mosvleresim sa dhe si duhet te Gjykates Kushtetuese qe ka ndjekur kete problem. Gjithashtu vihet re dhe nje mungese kurajoje nga ana e prokurorise qe nuk i ngre dhe i dergon serish ato ne Gjykaten Kushtetuese per tu shprehur per kete cenim te pavaresise se saj kushtetuese. Fakti nese ministri i Drejtesise ka ose jo te drejte te rishikimit apo mosfillimit te ceshtjes.
Ky ka qene nje vendim i marre me konsensus te plote nga te dyja palet...
Pak rendesi ka konsensusi qe mund te kete marre kjo ceshtje ne Parlament. Fakti qe ministri merr atribute te kontrolloje veprimtarine e Prokurorise eshte antikushtetues dhe duhet riparuar. Por mbi te gjitha duhet riparuar mentaliteti qe kemi ne per marredhenien e ekzekutivit me Prokurorine e Pergjithshme.
Duke marre shkas dhe nga detyra prej 12 vjetesh qe keni pasur ne Gjykaten Kushtetuese keto dite ne kete gjykate jane depozituar dy kerkesa te cilat kerkojne verifikimin e mandatit te disa deputeteve zotit Beqja dhe disa deputeteve te djathte te cilet nuk dhane doreheqjen para kandidimit nga kreu i njesise bashkiake apo komunare. Sa paperputhshmeri vereni ju ne keto mandate
Une nuk deshiroj te jap opinione personale per kete ceshtje sepse zgjidhja e secilit prej ketyre rasteve eshte nje atribut i Gjykates Kushtetuese por ajo qe me terheq vemendjen eshte fakti se keto kerkesa behen objekt shqyrtimi tani ne Gjykaten Kushtetuese pas nje periudhe njevjecare nga marrja e mandatit duket qe behen objekt per motive politike dhe mendoj e shpresoj se qendrimi perfundimtar i Gjykates Kushtetuese do te varet nga argumentimi me prova para gjykates te pretendimit te saj. Votimin nul te Gjykates Kushtetuese deputetet socialiste duhet ta provojne me provat faktike lidhur me pjesemarrjen e deputeteve ne votim dhe nese te gjithe kane dashur te votojne dhe kjo deshire nuk ka arritur te realizohet. Po keshtu po keto qendrime duhet te jene dhe per kerkesat e tjera qe lidhen me deputetet qe nuk kane dhene doreheqje para kandidimit megjithese Kushtetuta ka percaktuar dhe afate.
Sa vonesat ne ngritjen e Gjykates Kushtetuese demtojne ne mirefunksionimin e sistemit te drejtesise dhe lehtesojne marredheniet e biznesit me institucionet shteterore
Pavaresisht nga kostoja politike dhe nga qendrimet politike qe mbahen rreth ketij problemi Gjykatat Administrative duhen vleresuar seriozisht. Vendi yne mund te jete nder vendet e vetme ne bote qe aktualisht pas kaq vitesh pluralizem dhe demokraci ndodhet akoma pa nje Gjykate Administrative. Ligji per gjykaten administrative mesa jam ne dijeni eshte pergatitur si draft jane bere diskutime jane shfaqur dhe propozime te ndryshme por ka mbetur ne sirtar per shkak te qendrimeve politike qe mbajne partite dhe me konkretisht per shkak te qendrimit te opozites. Une nuk dua te kritikoj as te mbeshtes njeren apo tjetren pale por gjej rastin ti bej thirrje faktorit politik qe Shqiperine te mos e lene pa Gjykate Administrative te bejne kompromise te rendesishme qe dalin tej interesave te tyre partiake qe te bejne te mundur te funksionojne normalisht institucionet kushtetuese. Mungesa e Gjykates Administrative mosfunksionimi si duhet i Avokatit te Popullit i Gjykates Kushtetuese i KLD-se i Konferences se Gjyqesorit dhe te tjera si keto deshmojne se ne Shqiperi nuk zhvillohet normalisht parlamentarizmi.

Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›