E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, kapet autori i vrasjeve në Tuluz

Policia franceze ka arrestuar Mouhamed Merah, të dyshuarin e vrasjes së 4 personave në një shkollë hebraike në Tuluz të Francës si dhe 3 ushtarëve francezë 1 javë më parë.
 

Lajmi bëhet i ditur nga mediat franceze të cilat theksojnë se 24-vjeçari francez me origjinë algjeriane është kapur nga policia por nuk theksojnë se ai është vetëdorëzuar.
 

Forcat e policië kanë qënë që prej orës 03:30 të mëngjesit të sotëm në nigociata me Merah ndërkohë që presidenti francez Sarkozi ndodhej pranë pallatit ku ndodhej ai.
 

Televizioni “France 24” deklaroi më herët se autori i dyshuar i vrasjeve në Tuluz ka telefonuar në redaksi dhe ka pranuar krimin. Ai ka pranuar se është pjesë e Al Kaedës dhe ky është vetëm fillimi. Gjithashtu “France 24” ka theksuar se vrasësi ka deklaruar se ka filmuar çdo veprim të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›