E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronaret, fillojne privatizimet

Fatjon Ferko
Fillon aplikimi i te drejtes se pronareve per te privatizuar objektet shteterore qe jane ndertuar ne pronat e tyre. Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli, paraqiti dje shifrat me te fundit, lidhur me procesin e privatizimeve, ku ka filluar te njihet e drejta e parablerjes per subjektet e shpronesuara.
Shifrat
Rreth 227 kerkesa per privatizim jane depozituar nga pronaret e trojeve mbi te cilat jane ndertuar objekte shteterore. Ashtu sic e parashikon ligji keto kerkesa jane dorezuar ne Ministrine e Ekonomise, dhe nje pjese e tyre kane marre pergjigje pozitive. Keshtu pas shqyrtimit te dosjeve te pronareve jane urdheruar 102 miratime privatizimi, pra keto objekte kane kaluar ne duart e subjekteve qe rezultojne pronare te truallit. Nga ana tjeter jane rreth 70 prona, te cilat tashme kane kaluar ne Ministrine e Financave per te vazhduar procesin e shitjes, ku ushtrohet e drejta e parablerjes se pronareve. Lidhur me kete fakt, ministri Ruli deklaroi se jane hasur shume probleme nga pronaret, pasi ka pasur mjaft burokraci si dhe bllokime nga te gjitha nivelet e administrates, pasi nuk kane qene dakord qe objekti te privatizohet ne favor te ish-pronareve. "Ne jemi munduar qe te lehtesojme procedurat ne shume drejtime. Ka pasur zvarritje te konstatuara, te niveleve te ndryshme nga administratat shteterore qofte dhe te asaj qendrore, por edhe nga pushteti vendor. Kjo zvarritje ka qene ne formen e mos pergjigjes ne kohe te miratimit per privatizim", theksoi ministri. Tashme jane pergatitur edhe listat me objektet qe rezultojne me pronare dhe pritet qe edhe gjate ketij viti te vazhdoje procesi i privatizimit.
Qirate
Te gjitha kompanite qe ushtrojne aktivitet te orientuar drejt eksportit jane mbeshtetur ne privatizimin e objekteve qe kane marre me qira nga shtetit. Keshtu, per te mbeshtetur keto subjekte eshte menduar privatizimi i godinave te marra me qira, pasi kjo do t'i favorizoje edhe ne marrjen e kredive nga bankat, duke e perdorur objektin si kolateral. Aktualisht, jane mbi 6 raste te tilla qe po ndiqen, nderkohe qe jane mbyllur 2 nga keto procese privatizimi, si dhe jane ne ndjekje dhe kater te tilla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›