E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita: Grup pune per raportin e SHBA

Ligjvenesit socialiste propozuan qe te gjitha verejtjet e ardhura nga faktori nderkombetar te evidentuara ne dy raportet e fundit te jene objekt pune ne te gjitha komisionet parlamentare. Nje propozim i tille u be dje i ditur nga kryetarja e Grupit parlamentar te PS-se, Valentina Leskaj, e cila shprehu shqetesimin e kesaj partie, lidhur me raportin e fundit te Departamentit amerikan te Shtetit per te drejtat e njeriut. Madje, per kete arsye, Leskaj ne emer te Grupit parlamentar te Partise Socialiste u beri thirrje qeverise dhe gjithe strukturave qe lidhen me lirite dhe te drejtat e njeriut, per nje reflektim te shpejte e serioz ndaj ketyre problemeve qe bashke me varferine po rendojne jeten e shqiptareve. "Ky eshte nje sinjal alarmi qe do nje adresim serioz. Ky vend nuk mund te zvarritet me ne kete menyre. Propozojme qe gjithe komisionet parlamentare dhe aktoret qe lidhen me keto ceshtje, duke konsideruar dy raportet BE dhe te Departamentit te Shtetit, t'i bejne objekt pune per te percaktuar disa masa afatgjata e afatshkurtra per te dale nga situata". Sipas saj, ne raportin e DASH per te drejtat e njeriut, evidentohet fakti se ne mjaft ceshtje nuk ka progres ose ka fare pak, ne krahasim me raportin e vitit te kaluar. Gjithashtu, referuar pikerisht ketij raporti, Leskaj vuri ne dukje se "raporti tregon deshtimin e kartes kryesore te ardhjes ne pushtet te qeverise, qe ishte anti-korrupsioni. Problemi eshte se qeveria ende nuk ka masa konkrete per te ngritur nje sistem imunitar anti-korruptiv. Korrupsioni nuk mund te luftohet kurrsesi me goditje sporadike e ndonjehere selektive qe kthehen me shume ne shou sesa ne nje lufte te vertete ndaj korrupsionit". Nderkohe qe per te njejtin raport reagoi dhe Levizja Socialiste per Integrim, e cila nepermjet kryetarit te Grupit parlamentar te kesaj partie, Pellumb Xhufi, vleresoi se ky raport evidenton probleme te renda qe ka qeveria me qytetaret, ne raportet e saj me pushtetet e tjera, duke perfshire ketu gjyqesorin, mediat. Sipas tij, evidentohet nje gjendje krejtesisht e pakenaqshme e luftes kunder krimit, trafiqeve, kunder korrupsionit si edhe per ceshtje te tjera, duke perfshire edhe ceshtjen per zgjedhje te lira dhe te drejta.
O.Xhilaga
Dade: Te vegjlit, te mos grinden
"Partite e vogla nuk kane arsye te grinden dhe as te bejne akuza dhe insinuata pa vend. Ne i ftojme ata, qe te behen pjese e te gjithe proceseve. Ne i ftojme ata, qe te mos sillen si te vegjel, por te sillen si te medhenj dhe eshte momenti qe askush nuk mund te ngreje politikat e veta mbi interesat e Shqiperise dhe te shqiptareve"
Biberaj: Apeli i Topit, pozitiv
Deputeti i PD, Aleksander Biberaj e vleresoi dje si shume pozitive dhe te rendesishme thirrjen e Topit per gjetjen e nje konsensusi per reformen zgjedhore. "Ndonese ne kete reforme eshte i veshtire konsensusi i gjere i partive politike, perseri forcat ne vend duhet te bejne perpjekje per te gjetur pika te perbashketa", tha ai.
Xhufi: Kantonizimi, antikombetare
"Sistemi spanjoll proporcional rajonal eshte krejt i papershtatshem me vendin tone, sepse e kantonizon Shqiperine, pra eshte nje sistem qe eshte me nje permbajtje krejt te hapur antikombetare, pervecse se eshte nje sistem qe asgjeson voten e atyre qe quhen te vogla, duke e devijuar ate ne favor te partive te medha".
Gjinushi: Ka hapesire negocimi
"Nese sistemi do te jape garancite qe nuk do te jete nje sistem i ngurtesuar, por do te leje hapesira per te negociuar me tej, pra do leje hapesire qe ky sistem ne fund te fundit te jete ne themel nje sistem proporcional qe nuk deformon voten, atehere sigurisht qe nuk mund te paragjykojme nje sistem proporcional"
Xhuveli: Jo proporcional rajonal
"Jemi per rritjen e numrit te deputeteve nga sistemi proporcional nga 40-70 dhe nga mazhoritari numri te ulet nga 100 deputete te shkoje ne 70. Sistemi proporcional rajonal ngushton hapesirat demokratike dhe nuk eshte i pershtatshem per Shqiperine. Pragu elektoral te ruhet 2,5 per qind".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›