E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, garanci nordike per NATO-n

Norvegjia do te mbeshtese anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Kete i premtoi dje Sekretarja e Shtetit te Norvegjise, Elizabet Ualas, Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ndodhet per nje vizite zyrtare. "Norvegjia do te mbeshtese me te gjithe kapacitetet Shqiperine ne procesin e integrimit dhe ne presim te shohim sa me shpejt vendin tuaj ne NATO. Ne vleresojme reformat e kryera dhe mendojme se jeni ne rruge te mbare", u shpreh Ualas. Ndersa Kryetarja Topalli e njohu me ecurine e realizimit te reformave te Shqiperise per procesin e anetaresimit ne strukturat euroatlantike. "Qeveria dhe Parlamenti po punojne fort per realizmin e reformave per integrim, pasi proceset integruese ne vend mbeshteten plotesisht nga te gjitha forcat politike", tha Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›