E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronarët të pakënaqur nga procesi i privatizimit

Tiranë, 28 qershor, NOA, Rajmonda Lajthia - Privatizimi i aseteve publike duket se nuk do të kënaqë pronarët, të cilët prej vitesh presin ose të kompensohen ose të përfitojnë ndonjë pronë fizikisht.

Megjithë deklarimet zyrtare se pronarët do të jenë pjesë e privatizimeve që do të bëjë qeveria, sërish këta të fundit janë të pakënaqur.

Ata kundërshtojnë qëndrimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe deklarojnë se e drejta e parablerjes në shumë raste të privatizmit nuk ekziston.

Sipas tyre në privatizimet e shoqërive aksionere zotëruesit e trojeve jo vetëm që nuk kanë përfituar por përkundrazi po dëmtohen.
"Ajo që tha ministri dhe që më tërhoqi vëmendjen është që pronarët kanë të drejtën e parablerjes. Unë dua ti them ministrit që ndoshta nuk është informuar mirë, sepse nuk është e vërtetë kjo. Të drejtën e parablerjes pronarët e kanë vetëm për objektet e ish ndërmarrjeve, që nuk janë transformuar në shoqëri. Ndërsa në shoqëri ka një skemë komplet tjetër të privatizimit ku pronarët nuk kanë të drejtën e parablerjes dhe e drejta e parablerjes nuk ekziston", thotë Myrshit Vorpsi, sekretar i Shoqatës "Pronësi me Drejtësi".

Duke iu referuar listës me rreth 2000 objekte të shpallura për privatizim, ku pronarët kanë të drejtën e parablerjes, përsëri ka qëndrim kundërshues dhe ata shprehin rezerva.

"E drejta e parablerjes është vetëm për një listë, që është akoma aty në ministri, ka dhjetë vjet që është po ajo listë dhe që nuk ndryshon asnjë gjë, sepse janë objekte që nuk i duhen kërkujt", vijon Vorpsi.
Ministri i Ekonomisë deklaroi pak ditë më parë se deri në fund të vitit 2011 do të privatizohen rreth 2000 asete shtetërore.

Sipas tij pronarët kanë përparësi në këtë proces.

r.l/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›