E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikimi i certifikates, 2 zyrtare nen hetim

Vlore- Zyrtaret e komunes Hor, Vranisht, vihen nen hetim per akuzen e falsifikimit te certifikatave. Policia e Vlores ka nisur dje procedimin penal ndaj Pandeli Shirokaj, 52 vjec, banues ne fshatin Terbac dhe me detyre punonjes i Gjendjes Civile. Njekohesisht me te ka nisur edhe procedimi penal ne gjendje te lire per Perparim Gjinaj, 41 vjec. Burime zyrtare thane per gazeten se ky hetim filloi pasi i dyshuari Shirokaj, duke qene me pune ne komune, ka leshuar nje certifikate lindje dhe familjare per E. Gjinaj, me datelindje te falsifikuar. Po keshtu Perparim Gjinaj, mesohet se ka terhequr certifikatat ne emer te E. Gjinaj dhe eshte pajisur me prokure, ka bere aplikimin per pasaporte po ne emer te ketij personi, me certifikaten e falsifikuar. Mesohet se hetimet po shtrihen me tej, per te mesuar nese i pajisuri me kete dokument figuron i kerkuar apo i dyshuar per krime, dhe shkaqet perse Gjinaj e kerkonte dokumentin me datelindje false. Nga ana e policise jane kryer te gjitha veprimet e para hetimore ne ngarkim te te dyshuarve dhe materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Vlore. Mbi Perparim Shirokajn, rendon akuza e "shperdorimit te detyres" dhe ndaj Perparim Gjinaj, vepra penale e "falsifikimit te akteve te Gjendjes Civile".

O.Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›