Pronari i ARMO-s transferohet sot te burgu 313
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Vetëdorëzohet në polici Rezart Taçi. Dy ditë, pasi Gjykata e Tiranës firmosi një urdhër-arresti ndaj pronarit të ARMO-s, ai është paraqitur në Policinë e Tiranës për tu përballur me Drejtësinë. Rezart Taçi ka deklaruar se ndaj tij, e bizneseve që disponon, prej kohësh po zbatohet një strategji lufte. Në një deklaratë para medies, i kërkuari prej ditësh nga policia, Rezart Taçi, ka hedhur poshtë akuzat për ushtrim dhune ndaj gazetarit Mero Baze, duke deklaruar se nuk është në edukatën e tij dhe të familjes përdorimi i dhunës.
Deklarata
“Jam i gatshëm të respektoj në çdo moment, çdo instancë ligjore dhe në rastin konkret vendimin e Gjykatës së rrethit Tiranë, por nuk mund të mos shpreh bindjen time të plotë se e gjitha kjo situatë është rezultat i një strategjie dhe lufte të filluar shumë kohë më parë ndaj personit tim dhe bizneseve që unë zotëroj", deklaroi Rezart Taçi. Dua të theksoj faktin, - vijoi ai, - se nuk është në edukatën dhe formimin tim personal përdorimi i dhunës ndaj askujt dhe për më tepër ndaj përfaqësuesve të medies, prandaj hedh poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj personit tim. "Sapo rashë në dijeni të vendimit të gjykatës vihem në dispozicion të drejtësisë dhe shpreh bindjen se rasti në fjalë do të trajtohet në bazë të ligjit”, ka përfunduar deklarimin e tij, Rezart Taçi.
Avokati
Avokati i Rezart Taçit, biznesmenit të kompanisë “Taçi Oil”, Maks Haxhia, deklaroi dje për medien se do të respektohet vendimi i drejtësisë në lidhje me akuzat e ngritura ndaj klientit të tij. Po sot, policia njoftoi se, rreth orës 16 të pasdites, biznesmeni i kompanisë “Taçi Oil” u vetëdorëzua në polici ku do të qëndrojë në izolim, dhe sot do të transferohet në burgun 313, në pritje të gjykimit. Sipas policisë, për shtetasin Rezart Mustafa Taçi u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për masën e sigurisë “Arrest në burg”, për konsumim të veprës penale të “goditjes për shkak të detyrës së kryer në bashkëpunim”, në bazë të kodit penal. Taçi akuzohet se në datën 03 nëntor 2009 në bashkëpunim edhe me dy shtetas të tjerë, të cilët ndodhen të arrestuar, dyshohet se kanë goditur me grushte, në ambientet e brendshme të një lokali, gazetarin Mero Baze.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2009