Autoriteti i Konkurrencës, ja progres-raporti i BE-së
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetarja e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Milo raportoi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financës mbi progres-raportin e Komisionit Evropian në fushën e konkurrencës. Ajo vlerësoi punën e këtij institucioni, duke e cilësuar me përparime, krahasuar dhe me vitin 2007. Një pikë kritike në progres-raport është miratimi i ndryshimeve në ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Më tej, Milo rendit vlerësimet, ku sipas saj, për vitin 2009, Komisioni Evropian e vlerëson punën e Autoritetit të Konkurrencës në drejtim të: Zbatimit të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, si dhe cilësi të tjera në ngarkim të Autoritetit të Konkurrencës. Po ashtu pozitiv është vlerësuar në progres-raport edhe, organizimi e seancave dëgjimore me bizneset në fushën e importit të grurit dhe prodhimit të miellit, si edhe në tregjet e karburanteve dhe sigurimeve. Prioritet i është dhënë edhe, ndjekjes së proceseve gjyqësore për zbatimin e vendimeve të Komisionit të Konkurrencës.
Ky lajm është publikuar: 05/11/2009