Viti shkollor 2009-2010, jepen 1800 bursa pwr nxënësit dhe studentët
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Vetëm 190 nxënës dhe 1600 studentë do të përfitojnë bursë në këtë vit arsimor, (2009-2010). Për herë të parë qeveria do tu akordojë bursë të plotë të gjithë nxënësve të zonave të largëta (verilindore dhe juglindore) të vendit, të cilët janë regjistruar dhe do të ndjekin studimet këtë vit shkollor në shkollat profesionale. Gjithashtu do tu jepen bursa të gjithë nxënësve që janë regjistruar këtë vit në shkollat profesionale në degët prioritare të ekonomisë, konkretisht ndërtim, bujqësi dhe pyje. Ndërkohë që niveli mujor i bursës për si për studentët ashtu dhe nxënësit nuk ka pësuar rritje. Masa e bursës për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme do të jetë 6 mijë lekë në muaj, ndërsa gjysmëbursa 3 mijë lekë. Kurse nxënësit që mësojnë në shkollat e Mjeshtërisë Sportive dhe nxënësit e arsimit special do të përfitojnë një bursë të plotë në masën 6500 lekë në muaj dhe një gjysmëbursë në masën 3750. Nxënësit jetim të shkollave bazë dhe të mesme do të marrin vetëm bursë të plotë në që është 6500 lekë në muaj. Bursat e miratuara nga qeveria për studentët do të jenë më të larta se ato të arsimit parauniversitar. Kështu bursa e plotë për studentët e universiteteve, Akademisë së Arteve dhe shkollat e tjera të larta do të jetë 8500, kurse bursa e pjesshme sa gjysma e bursës së plotë. Studentët e Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sporteve do të marrin bursa më të larta për vitin e ri akademik. Bursa e plotë për këta studentë do të jetë 9 mijë lekë në muaj, kurse gjysmëbursa 4500. Afati përfundimtar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave për vitet e para është data 15 dhjetor 2009, për të gjitha kategoritë e shkollave, ndërsa për vitet e dyta e lart, është data 30 nëntor 2009. Në raste të veçanta, kur këshilli i bashkisë apo i komunës nuk mund ta miratojë, brenda këtij afati, numrin e bursave të dhëna, mbetet kompetencë e Ministrisë së Arsimit shqyrtimi i këtyre vendimeve, rast pas rasti. Nxënësit, që ndjekin studimet në institucionet arsimore publike dhe studentët, që ndjekin një program studimi, të ciklit të parë, me kohë të plotë, në institucionet arsimore publike, mund të përfitojnë bursë dhe përfitime të tjera, nga buxheti vjetor, i miratuar për Ministrinë e Arsimit nëse plotësojnë disa kritere. Kriteri ekonomik si dhe rezultatet e larta në shkollë janë dy kushtet kryesore për të përfituar bursë. Mund të aplikojë çdo i ri që ka fituar statusin e studentit, dhe që plotëson kriterin ekonomik; studentët që kanë statusin e jetimit; studentët që kanë humbur kujdestarinë e prindërve me vendim gjykate; secili nga studentët bashkëshortë, me fëmijë që vendoset në konvikt public; studenti që ka statusin e invalidit; paraplegjik dhe tetraplegjik. Në të gjitha këto raste duhet të plotësohet patjetër kriteri ekonomik. Gjithashtu mund të trajtohen me bursë edhe studentët që regjistrohen në vitin e parë dhe kanë mbaruar shkollën e mesme me Medalje Ari; studentët që regjistrohen në vitin e parë dhe janë shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkences si më të mirët e Maturës Shtetërore; studentët që kanë mbaruar vitin pararendës me të gjitha notat 10-ta; studentët e degës matematikë-fizikë,në vitet e dyta e lart që kanë përfunduar vitin pararendës me notën mesatare mbi 8-të.Bëjnë përjashtim nga kriteri ekonomik fëmijët studentë të punonjësve të policisë që kanë humbur jetën për shkak të detyrës.
Ky lajm është publikuar: 05/11/2009