E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vllaznia nderon emrat e shquar të historisë së saj

Vllaznia nderon emrat e shquar të historisë së saj. Pasditen e djeshme, para ndeshjes së veteranëve kuqeblu me ata të Real Valladolid, janë nderuar me çmimin “Mirënjohje” edhe 5 figura të njohura të futbollit shkodran.

Ferid Borshi, Bardh Jera, Rudi Vata, Kujtim Shaba dhe Suad Lici janë vlerësuar me këtë çmim mirënjohjeje për kontributin e dhënë ndër vite me fanellën e Vllaznisë.

“Të vendosur për të ecur përpara drejt sukseseve të reja, por edhe për të kthyer kokën pas për t’u thënë faleminderit të gjithë atyre që kontribuan për lartësimin e emrit të madh të Vllaznisë”, shkruhet në postimin e klubit shkodran.

Miqësorja e veteranëve është fituar nga spanjollët e Real Valladolidit me rezultatin 2-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›