Theo Hernandez mund të kthehet në Madrid, Reali synon francezin e Milanit

Milani dhe Theo Hernandez janë në një “marrëdhënie të komplikuar”. Gjatë 12 muajve në botën e kuqezinjve, francezi u shndërrua nga një simbol në një problem dhe tashmë duket sërish i dobishëm për kauzën.
Një sezon i jetuar me shumë ulje-ngritje pas gjashtë vitesh bashkëjetesë shumë të lumtur. Por tashmë qetësia e dukshme duket se kërcënohet sërish nga planet e merkatos të Realit të Madridit.
Sipas “As”, “blancos” po kërkojnë një mbrojtës të majtë për ta alternuar me Mendy: mendimet e drejtuesve madrilenë shkuan menjëherë te Theo. Në fakt, Hernandez ka një profil të konsideruar të përsosur nga Real Madridi: ai është 27 vjeç, tashmë e njeh Madridin dhe, në kushtet aktuale, mund të përfaqësojë një mundësi të madhe në treg.
Kontrata e francezit skadon pas një viti dhe në janar Milani kishte pranuar një ofertë prej 40 milionë eurosh nga Como për të. Një shifër që Real Madrid mund ta investojë lehtësisht dhe e konsideron relativisht të ulët në krahasim me vlerën e mundshme të lojtarit.