PD: Grupi i PS, me 21 miliarderë
Partia Demokratike e cilëson grupin e deputetëve në Partinë e Edi Ramës si ndër më të pasurit në Europë. "Rama menaxhon grupin parlamentar më të pasur në Europë. Nga 60 e ca deputetë, 21 prej tyre janë miliarderë, të cilët janë të shqetësuar vetëm për interesat e tyre", tha zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, duke dënuar aktin e bojkotit të Parlamentit nga socialistët. Zëdhënësja Mëhilli ka sqaruar se "PD duke denoncuar këtë politikë të bojkotit të zotit Rama u garanton votuesve socialistë se nuk janë interesat e tyre ato që shqetësojnë Edi Ramën, por interesat miliardere të grupit të tij, të njëjtat interesa me të cilat ai udhëheq dhe drejton jo vetëm grupin parlamentar, por edhe Partinë Socialiste".
Vendimi i një dite më parë i Partisë Socialiste për të bojkotuar Parlamentin e ri, solli dje reagimin e Partisë Demokratike, e cila theksoi se Rama e mori këtë vendim për interesa personale, duke dëmtuar lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë. "PD, duke dënuar edhe një herë këtë akt informon qytetarët shqiptarë se Edi Rama nuk është i preokupuar për socialistët e thjeshtë që i kanë mandatuar deputetët e tyre për të mbrojtur interesat e elektoratit socialist në Parlament", tha Mëhilli.
Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, e ka akuzuar kryesocialistin Rama se vendosi bojkotin e Parlamentit për interesa personale. Sipas saj, kreu i PS-së nuk është i preokupuar për socialistët e thjeshtë që i kanë mandatuar deputetët e tyre për të mbrojtur interesat e elektoratit socialist në Parlament, por për interesa personale.