Pronari i shtëpisë: Viktor Gushi luante loto gjithë kohën

Hamza Kallaverja, pronari i shtëpisë ku jetonte Viktor Gushi
Flet pronari i banesës ku jetonte supergrabitësi.
Hamza Kallaverja: Dukej tip i çuditshëm, por smendoja se mund të kishte grabitur e vrarë.
Tip i çuditshëm dhe i heshtur, por jo me të dhënat e një vrasësi apo grabitësi serial. Kjo ishte pak a shumë ideja që u kishte krijuar banorëve të zonës Viktor Gushi, i akuzuari për 16 grabitje, dy vrasje e 3 plagosje, cili prej 5-6 muajsh jetonte në një shtëpi me qira në rrugën Don Bosko.
Hamza Kallaverja, pronari i objektit ku qëndronte Viktor Gushi, i kishte dhënë 44-vjeçarit një garsoniere të thjeshtë me qira. Ai thotë se qiraxhiu rrinte gjithë kohën në euroloto. Ai, sipas tij, ishte tip i mbyllur dhe i heshtur. Në një intervistë për gazetën Panorama, pronari i banesës ku jetonte muajt e fundit Viktor Gushi, tregoi si e ka mësuar arrestimin e 44-vjeçarit dhe faktin se asnjëherë nuk kishte menduar se qiraxhiu i tij ishte një njeri kaq i rrezikshëm.
Prej sa kohësh jetonte Viktor Gushi në shtëpinë tuaj?
Kishte rreth 5-6 muaj që jetonte këtu. Ishte i interesuar për një garsoniere në katin e parë të shtëpisë. Nuk kishte shumë hapësirë, as shumë mobilie, megjithatë ai ra dakord dhe vendosi të vinte.
Sa ishe qiraja që paguante?
Qiraja, 100 mijë lekë të vjetër ishte.
A ishte korrekt me pagesën e qirasë?
Po, ishte korrekt. Kishte ndonjë rast që më thoshte se nuk i kishte paratë dhe maksimumi duhej ta prisja një javë. Por e toleroja për kaq gjë dhe ai mi sillte gjithmonë edhe para afatit që më kishte thënë.
Ju ka kërkuar ndonjëherë para borxh, sepse në lagje thonë që u kërkonte shpesh?
Mua jo, asnjëherë. Çtë më kërkonte?! Ai kishte para më shumë se unë.
A komunikonit shpesh me të?
Jo, pothuajse fare. Vetëm kur vinte data e qirasë. Nuk para rrinte shumë në shtëpi. Ai ashtu ishte, si tip i vetmuar. Donte të rrinte në atë qetësinë e vet, as nuk i fliste njeri, as nuk i fliste njeriu. Shumë rrallë kam folur me të. Edhe atëherë kur rastisja, thjesht përshëndeteshim. E pyesja nëse kishte nevojë për ndonjë gjë në shtëpi, por nuk më kishte thënë ndonjëherë që i duhej diçka tjetër veç atyre pak gjërave që kishte shtëpia.
Me sa pamë në apartament, vetëm një krevat kishte. Nuk kishte pretendime për kushtet kur erdhi të jetonte aty?
Ai nuk donte asgjë tjetër. Aq i mjaftonin. Madje edhe kur i thosha nëse donte ti çoja ndonjë televizor apo diçka tjetër, ai më thoshte së është shumë mirë. Nuk donte asgjë më shumë.
Po ndonjë shqetësim në shtëpi ju ka sjellë? Ndonjë zhurmë?
Jo, jo. Absolutisht. Ishte shumë qetësi në hyrjen ku banonte ai. Madje as hyrja ngjitur me të nuk ka pasur ndonjëherë ankesa të kësaj natyre. Nuk kemi pasur kurrë shqetësime nga ai.
Banorët e zonës ishin ankuar ndonjëherë për të?
Nuk është se ankohej njeri. Thjesht flisnin me njëri-tjetrin, fjalë që më kanë rënë në vesh edhe mua. U dukej tip i çuditshëm. Nuk fliste me njeri, nuk kishte asnjë shok. Madje as të afërm nuk e di nëse ka pasur, sepse rrinte gjithmonë vetëm dhe në shtëpi nuk i vinte askush. Ai rrinte gjithë kohës në loto. Po edhe aty që rrinte thuajse gjithë ditën, nuk kishte zënë muhabet me njeri. Me askënd nuk fliste, nuk bënte muhabet, të gjithëve u dukej tip i zymtë, herë-herë edhe e shanin.
A ju shkoi ndonjëherë ndër mend se mund të ishte ai autor i vrasjes së arkëtares së bankës pasi patë foton nga videoja që e kishte filmuar kur dilte pas ngjarjes?
Unë nuk e kam parë atë foto që thoni ju, sepse nuk kam pasur as kohë të shoh lajmet, pasi jam shumë i zënë me punë. Por edhe sikur ta kisha parë, kujt ia merrte mendja që ai njeri, aq i vogël, aq i heshtur dhe i vetmuar, mund të ishte i aftë të bënte gjëra të tilla?!
Po kur e arrestuan, a ishit në shtëpi?
Jo, nuk kam qenë aty. Isha kthyer nga puna dhe kisha dalë për kafe me një shok. E kam marrë vesh që kishte shumë polici te shtëpia ime, vetëm kur më mori gruaja në telefon. As djali nuk ndodhej në shtëpi, që të mendoja mos kishte bërë ndonjë prapësi ai. Më vajti mendja se diçka mund të kishin bërë qiraxhinjtë. Jo konkretisht për Viktorin.
Me aq sa e njihni ju, a besoni se vërtet ai ka kryer aq krime sa akuzohet, që i pranon edhe vetë?
Unë ju thashë, pothuajse nuk e njoh fare. Po derisa policia ka gjetur prova, nuk arreston kot një njeri, për më tepër me aq shumë bujë. Pastaj ai i ka pohuar vetë të gjitha. Si të mos i besoj? Thjesht mua më vjen keq që u bë gjithë ajo rrëmujë në shtëpinë time atë natë dhe për një kohë të gjatë tani do përflitem që kam mbajtur në shtëpi një njeri si ai. Megjithatë, unë, siç iu thashë, nuk dija asgjë fare për atë. Merrja paratë e qirasë dhe kaq.
Pashë vrasjen e arkëtares
Zbardhet vendimi i Gjykatës, Leonora Kaloçi i tha prit sa të hap arkën, ai e qëlloi
Dëshmia e punonjëses së bankës: Gushi qëlloi qetësisht

Filiali i bankes ku mbeti e vrare arketarja Leonora Kaloçi
Alma F. e ka parë si në një skenë filmi Viktor Gushin të futej dhunshëm në Bankën NBG i maskuar dhe me armë në dorë, e më pas të qëllonte mbi rojën Skënder Elmazi, që po përpiqej ti bllokonte derën e më pas ti drejtohej arkës ku qëndronte Leonora Kaloçi. Pak sekonda më pas, para syve të saj, grabitësi ka qëlluar dy herë edhe ndaj Kaloçit. Arma ka vjellë zjarr pasi arkëtarja Kaloçi ka shqiptuar: Prit një sekondë sa të hap arkën. Dëshmia e Alma F., punonjëses së sektorit të shërbimit të klientit në Bankën NBG, për tmerrin e 27 marsit në vendin e saj të punës, zbardhet në vendimin e Gjykatës, që caktoi arrest me burg ndaj Viktor Gushit. Në vendimin e siguruar nga gazeta, i shpallur më 31 mars në Gjykatën e Tiranës, zbardhen detajet e ngjarjes ku u vra Leonora Kaloçi, u plagos Skënder Elmazi, si dhe të identifikimit dhe prangosjes së supergrabitësit Viktor Gushi.
NGJARJA SIPAS GJYKATES
Nga materiali procedues dhe shqyrtimi gjyqësor rezultoi se më datë 27.03.2012, rreth orës 15:10, në rrugën Qemal Stafa, dhe pikërisht në vendin e quajtur sheshi Shtraus, ku ndodhet filiali i Bankës NBG, një person i armatosur me pistoletë dhe i maskuar në fytyrë, pasi paraprakisht ka qëlluar në hyrje të saj rojën e sigurisë fizike, shtetasin Skënder Elmazi, ka hyrë brenda dhe është drejtuar për te banaku i arkës ku si arkëtare punonte shtetasja 43-vjeçare Leonora Kaloçi. Nën kërcënimin e armës i ka kërkuar asaj të fuste paratë në një qese plastike që mbante vetë dhe ndërsa Leonora i ka thënë të priste sa të hapte arkën, ai i është përgjigjur: Çfarë të pres?. Menjëherë ka qëlluar ndaj saj dy herë me armë, pastaj është larguar me shpejtësi jashtë.
Nga plagët e marra, arkëtarja Leonora Kaloçi ka gjetur vdekjen, ndërsa roja i bankës ka pësuar dëmtime të rënda, për të cilat është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak. … Gjatë këqyrjes së kufomës së shtetases Leonora Kaloçi, të kryer