Pronari s’i jep parate, emigranti e denoncon
Emigranti denoncon pronarin grek se nuk i ka paguar tete muaj pune qe ka kryer ne kete vend. Genci Sheganaku, me banim ne Vidhas te Elbasanit, ndodhet ne telash te madh, pasi pronari grek, Anestis Dhimopulos, nuk i jep te hollat. Madje, sipas rrefimit te 33- vjecarit, shtetasi grek e ka kercenuar se, nese ankohet, do ta rrihte me police. Babai i dy femijeve tregon se prej kohesh punon ne menyre sezonale ne shtetin fqinj. Vitin e kaluar, ai ka punuar per tete muaj ne ndertim te pronari Anestis Dhimopulos, me banim ne Janine. Pas perfundimit te punes, pronari i detyrohej emigrantit shqiptar 5000 euro. Por kur ka ardhur casti i likuidimit, ai i eshte pergjigjur se nuk ka te holla dhe se duhet te prese. Genci ka shkuar edhe here te tjera per te kerkuar hakun e tij, por pronari e ka perzene. "Mendova te shkoj ta denoncoj ne polici, por ata mund te me rrihnin dhe te me fusnin brenda, pasi nuk e di se cfare u ka thene pronari per mua. Nuk kisha kohe dhe te holla te shkoja ne Athine ne ambasade”, rrefen emigranti, qe kerkon edhe ndihmen e shtetit shqiptar per ndermjetesim e zgjidhje te problemit.
F. S