Paradat e Enverit, me madheshtore
Parada e djeshme ushtarake, e organizuar ne kuader te 95-vjetorit te formimit te Forcave te Armatosura, duket se nuk ka kenaqur pritshmerine e ish-ushtarakeve shqiptare. E konceptuar ne nje stil modern dhe sportiv, parada e sivjetshme ka qene larg madheshtise dhe pompozitetit te paradave te zhvilluara pergjate sistemit komunist, me te cilen jane mesuar dhe ish-ushtaraket shqiptare. Kjo ka bere qe nje pjese e madhe e atyre qe gjate periudhes komunizmit ishin pjese e paradave, te mos e cilesojne si paraden me te mire te zhvilluar ne vend. Ne pritje te fteses per ne NATO, ushtria shqiptare duket se eshte perqendruar me shume ne simboliken e kesaj parade, duke lene pas elemente qe tregojne madheshtine dhe forcen e ushtrise.
Por, nostalgjiket shprehen se parades se sivjetshme i mungonte inspirimi dhe ideali dhe per pasoje daljet ne parakalim ishin te vaketa dhe pa pompozitetin e duhur. Nga ana tjeter, ish-ushtaraket theksojne se edhe armatimi i paraqitur ne paraden e sivjetshme nuk kishte asnje ndryshim me pozitiv se ai i perdorur nga ushtria ne periudhen komuniste. Madje, per nje pjese te tyre, ushtria e asaj kohe ishte me mire e armatosur dhe me e pajisur me mjete ushtarake.
Te vendosur ne te dyja anet e bulevardit “Deshmoret e Kombit”, ish-ushtaraket ndoqen hap pas hapi marshimet e ushtrise, por, sipas tyre, elementi i madheshtise qe duhet te jete prezent ne nje ushtri, zor se gjendej ne kete parade. Por, duke kuptuar zhvillimet e kohes, ish-ushtaraket vleresuan ndryshimin e hapit te perdorur nga ushtria me rastin e kesaj parade. Sipas tyre, ky hap i ri i pervetesuar nga ushtria shqiptare eshte me pak i lodhshem per ushtaret qe marshojne. Hapi i meparshem ushtarak shume i shtrire, me perplasje kembesh ne toke duket se ishte i lodhshem dhe element i tepert per te treguar gatishmerine e ushtareve tane. Pervec pershtypjeve qe parada iu la te gjitheve, ish-ushtaraket, perkunder mekimit qe kane marre per vite me radhe kunder Aleances se Atlantikut Verior, shpresojne qe Shqiperia te arrije te marr ftesen e anetaresimit per ne NATO, gjate samitit te vitit te ardhshem ne Bukuresht. Deshira dhe aspirata e tyre me e madhe eshte te shohin ushtrine shqiptare ne krah te ushtrive me te fuqishme dhe moderne te botes, duke marshuar me nje arsenal te kompletuar armatimi dhe modernizimi.
Fatbardh Musabelliu (ish-gjeneral)
“Parada e sivjetshme mund te them se eshte e pranueshme. Ndersa parada e asaj kohe behej shume me e mire se kjo qe po shikojme tani. Ne kohen e komunizmit, kishte rregullsi shume te madhe, sepse ne ate kohe kishte me shume ideal dhe inspirim. Edhe armatimet kane qene te mira dhe Shqiperia ka qene nje vend shume i fuqishem, per sa i perket armatimeve dhe mjeteve ushtarake”.
Bektash Aga ( ish-oficer)
“Kjo eshte nje parade e mire dhe e organizuar. Duket qe per realizimin ka pas lodhje sepse eshte ndryshuar hapi rreshtor dhe ushtareve ju eshte dashur kohe ta pervetesojne. Por, ne fakt, ky hap i ri eshte me i lehte dhe u shkakton me pak lodhje ushtareve. Hapi i meparshem shume i shtrire me perplasje kembesh ne toke ishte shume me i lodhshem dhe i veshtire per t’u praktikuar. Por edhe paradat e komunizmit kishin rregullin dhe disiplinen e duhur dhe ishin madheshtore”.
Hekuran Laska ( ish-kapter)
“Parada eshte, por edhe me perpara ka qene shume mire e organizuar. Ne vitet e meparshme, paradat ishin me madheshtore ne realizimin e tyre. Ne nuk e shajme dot ate kohe, sepse ushtria ishte e organizuar ne menyre perfekte dhe kishte me shume rregull se tani. Por cdo gje ka lidhje me kohen dhe eshte mire qe ne paraden e sivjetshme jane futur elemente te rinj. Une shpresoj qe ne vertet te renditemi ne krah te ushtrive me moderne te botes”.