Pronat, AKKP-ja në pritje të vendimit
17/05/2009 Brenda majit nisin aplikimet. Vendimi hyn në fuqi 5 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare
Procedurat për kompensimin e ish-pronarëve për 2009-n u miratuan në fillim të majit
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është në pritje të vendimit për kompensimin financiar të ish-pronarëve. Pasi u miratua në Këshillin e Ministrave, ky vendim duhet të botohet në Fletoren Zyrtare me qëllim që të marrë fuqi juridike. Burime zyrtare të AKKP-së bëjnë të ditur se ky vendim do të hyjë në brenda majit, kohë kur do të nisin edhe aplikimet për ish-pronarët që do të përfitojnë nga kompensimi financiar këtë vit. Sipas vendimit që tashmë ka marrë miratimin e Qeverisë, afati për hyrjen në fuqi është 5 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Për këtë vit shuma e vënë në dispozicion të kompensimit financiar për rreth 150 ish-pronarë, nga 600 që nuk përfituan vitin e kaluar është 600 milionë lekë. Procedurat e aplikimit janë të hapura për ata qytetarë që nuk përfituan nga aplikimi i një viti më parë, por edhe për gjithë të interesuarit e tjerë që nuk kane marrë pjesë asnjëherë më parë në këtë proces. Për ata që ishin të listuar në vitin 2008 dhe që nuk u shpallën fitues, aplikimi do të jetë vetëm me një kërkesë të thjeshtë pranë zyrave të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Sipas vendimit, subjektet e shpronësuara, prona e të cilave është njohur e gjitha për kompensim, do të kompensohen sipas radhës kronologjike të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit, vetëm nëse nuk kanë përfituar nga kompensimet e mëparshme, nga kthimi fizik i pjesshëm i pronës, nga e drejta e parablerjes dhe nga zbatimi i ligjit nr. 7501. “Në rastin e vendimeve, të cilat janë ndryshuar pjesërisht, për efekt klasifikimi do të merret numri dhe data e vendimit bazë, që është më i hershëm në radhë kronologjike për njohjen, kthimin dhe kompensimin e asaj prone. Kompensimi të bëhet vetëm për deri 200 m2 të sipërfaqes truall, të caktuar për kompensim, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendndodhjes së pronës, që kompensohet”, - thekson vendimi i qeverisë. Procesi i aplikimit do të jetë i hapur edhe për të gjithë ata që nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e procesit të aplikimit për kompensim financiar. Në të njëjtën kohë, personat që kanë dokumentacion të mangët sa i përket hartografive, mund të paraqiten në çdo moment pranë kësaj agjencie me një kërkesë për saktësimin e hartave. Vetëm kështu ata mund të kenë mundësi që të riklasifikohen për t’u trajtuar me kompensimin financiar të radhës.
Banka e Shqipërisë
I pranishëm në këtë takim, zëvendësguvernatori i Bankës së Shqipërisë Fatos Ibrahimi theksoi se ka një rritje të lartë të deficitit gjatë kësaj periudhe dhe gjithashtu një rritje të borxhit të jashtëm të qeverisë. Të dyja këto elemente përbëjnë dy faktorë tepër të rëndësishëm që do të japin efektet e tyre në ecurinë e ekonomisë në të ardhmen dhe ndikimin në rritjen ekonomike të vendit, e cila do të jetë pozitive por do të ketë rënie.
METE
Ministria e Ekonomisë ka ndërmarrë një sërë masash për të zbutur efektet që do të ketë kriza në ekonominë vendase. Zëvendësministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, përmendi disa prej këtyre masave. Ai theksoi se qeveria shqiptare nuk e ka mohuar asnjëherë faktin se kriza globale do të ketë efektet e saj edhe në vend, aq më tepër që 85 për qind e shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë bëhen me Italinë dhe Greqinë, gjë që duhet të kihet parasysh.