Pronat, Berisha: AKKP përgjigje çdo ankese

Çdo ankesë e ish-pronarëve do të merret në shqyrtim nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Kjo është garancia që ka dhënë kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë gjatë së cilës tha se nuk do të shtyhet afati për depozim ankesash, por Agjencia do të udhëzohet për shyqrtimin e 8 mijë ankesave deri në qershor të vitit 2010.
Ndërkaq një tjetër çështje për të cilëin kryeministri ka kërkuar vëmendje maksimale ka qenë Shqipëria në moshën dixhitale. Shefi i qeverisë kërkoi që këshilltarët filozofë të ndërrohen me këshilltarë teknikë, duke bërë të mundur në këtë mënyrë ngritjen e sisitemit IT në çdo institucion.
Këshilli i Ministrave miratoi edhe strategjinë kombëtare për komunitetin rom dhe egjiptian, duke i siguruar ata se do të kenë vëmendjen maksimale për t'u përmirësuar kushtet e jetes.