Plani rregullues, një zgjidhje për trafikun
Brenda vitit 2020 kryeqytetit pritet t’i shtohen 400.000 banorë të rinj, ndërsa numri i automjeteve private do të nëntëfishohet. Do të jenë mbi 300 mijë makina në qarkullim. Për të harmonizuar sa më mirë lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve në planin rregullues të Tiranës janë parashikuar zonat ku mjetet marrin përparësi në lëvizje.
Automjetet private do të kenë përparësi në lëvizje në Unazën e madhe dhe jashtë saj ndërsa brenda unazës deri në zonën e qendrës, përparësia do t’i kalojë shërbimit urban. Makinat private që do të kalojnë në brendësi të zonës së Unazës së Madhe do të jenë të reduktuara. Për t’i dhënë më shumë hapësisë shërbimit publik, do të krijohen korsi të veçanta për autobuzët në arteriet kryesore. Përgjatë lumit të Lanës do të ketë korsi të veçanta për këmbësorët dhe bicikletat.
Zona ku do të kenë tërësisht përparësi këmbësorët është Qendra e Tiranës, e përcakuar edhe në planin për qendrën, po ashtu edhe në planin rregullues, në qendër nuk do të lejohet më kalimi i asnjë automejti devijimi i tyre do të bëhet në Unazën e vogël.
Në këtë mënyrë automjetet po ashtu edhe linjat urbane do të kalojnë jashtë Sheshit “Skënderbej”. Hapësira e krijuar mes Bankës së Shqipërisë, Muzeut Historik Kombëtar, 15-katëshit, Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Brendëshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë e lejueshme vetëm nga këmbësorët dhe biçikletat. Automjetet do të mund të lëvizin jashtë trajektores së krijuar nga këto objekte. Parkimi është një tjetër problem që plani rregullues merr përsipër t’i japë zgjidhje. Ai parashikon zona parkimi në rrugë dhe jashtë saj. Po kështu edhe në qendër. Me shtimin e popullësisë kryeqyetetit do t’i shtohen edhe 17 shkolla të reja, si dhe disa poliklinika në zonat periferike. 187 hektarë do të shërbejnë për veprimtari tregtare, ndërsa 340 hektarë do të shërbejnë për zona ekonomike dhe veprimtari magazinuese. Plani rregullues i Tiranës do mbajë të paprekur zonat e gjelbërta të kryerytetit, siç është Parku i liqenit, Parku i farkës dhe ai i Paskuqanit. Ai do të veprojë në një sipërfaqe prej 60 mijë kilometrash katrorë.