E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani përgatitet për të festuar Ditën e Verës

ELBASAN - Elbasani përgatitet për të festuar Ditën e Verës, festë nga e cila e ndajnë më pak se 24 orë. Autoritetet vendore po kryejnë përgatitjet e fundit për aktivitetet e organizuara me këtë rast, ku vitet e mëparshme kanë marrë pjesë edhe drejtues të qeverisë.

Moti i mirë ka favorizuar planifikimin e mjaft aktiviteteve, ndërkohë që nuk kanë munguar dhe përgatitjet nga familjet elbasanase apo dyqanet, të cilët që prej mëngjesit të sotëm kanë nxjerrë në shitje ëmbëlsirën tradicionale, ballokumen.

Ashtu sikurse vitet e mëparshme, nesër pritet që Elbasani si kryeqendra e Ditës së Verës të ketë shumë vizitorë nga rrethet.
Kjo ka bërë që policia të marrë masa, duke paralajmëruar praninë e 450 efektivëve në gatishmëri. Masat e policisë nisin sot që prej orës 15:00 dhe do të vazhdojnë deri në orët e vona të mbrëmjes së nesërme. Po sot pritet dhe koncerti festiv në qendër të Elbasanit, i cili do të mbledhë këngëtarë të njohur të vendit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›