H1N1 përhapet frikshëm në Iran, 22 të vdekur
"Deri tani kanë humbur jetën nga gripi i derrave rreth 22 persona. Ndërkohë, nga ky virus në Iran janë prekur 1 638 persona'', bën të ditur për agjencinë “Irna” një përfaqësues i kësaj ministrie.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Marzieh Vahid Dastjerdi, cituar nga e përditshmja ''Khabar'', çdo javë pritet të infektohen nga virusi H1N1, 3-4 mijë persona.
Tre shkolla janë mbyllur në Teheran dhe 12 të tjera në provincën Sistan-Balouchistan, në kuadër të masave të marra nga autoritetet iraniane për parandalimin e virusit vdekjeprurës.