E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Protesta me 30 prill, "beteje" por jo e dhunshme Rozeta Rapushi

Opozita nuk do te zhvilloje protesta te dhunshme por nje rezistence popullore, paqesore te vendosur dhe kembengulese. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, beri te qarte dje se protestat e opozites jane paqesore dhe ne perpjekje per te garantuar lirine dhe dinjitetin e tyre, brenda gjithe hapesires se nje jete te vertete demokratike, kane pasur sukses pikerisht fale forces se arsyes dhe jo arsyes se forces. "Askush nuk duhet te perfytyroje nje perplasje te dhunshme, por horizonti i perfytyrimit te nje rezistence popullore, paqesore, te vendosur, kembengulese, eshte kaq e gjere fale dhe shume e shume shembujve ku perpjekjet e njerezve per te garantuar liri dhe dinjitetin e tyre brenda gjithe hapesires se nje jete te vertete demokratike kane pasur sukses pikerisht fale forces se arsyes dhe jo arsyes se forces", tha kryetari i PS, Rama. I cili sqaroi gjithashtu dje edhe termin e shume perdorur prej tij, te "mosbindjes civile" qe ai e quajti se nuk ka lidhje aspak me marrjen e pushtetit me dhune. "Ky term nuk ka lidhje fare as me dhunen dhe as me marrjen e pushtetit me dhune. Ka lidhje vetem me shprehjen publike te nje reagimi popullor kunder nje pushteti qe uzurpon lirite dhe te drejtat e njerezve, duke filluar nga vota, duke shkuar tek gjykatat dhe duke perfunduar pastaj deri ne xhepin e cdo familjeje, ku ka perdite e me shume vrima e perdite e me shume fatura te paperballueshme per tu paguar", sqaroi Rama. Sipas tij, protesta e 30 prillit do te pershkallezohet dhe Rama u shpreh optimist se ajo do te vijoje gjate dhe shume njerez do te reagojne, duke besuar se nuk mund te vijohet keshtu. "Ky eshte nje proces ne nje beteje per demokracine, per shtetin e se drejtes dhe per ekonomine qe te mbaje ne kembe dhe tu hape perspektiva te gjitha familjeve shqiptare. Dhe ne kete kontekst duhet kuptuar shume qarte, qe ne ne 30 prill do te bejme nje pershkallezim te kesaj beteje dhe nderkohe perserisim domosdoshmerine qe zoti Berisha dhe pushteti i dale nga vota e grabitur, te mos beje shurdhin dhe as qorrin perballe te vertetes se madhe, se ky vend nuk mund te kthehet ne nje mbreteri te pa shpallur", vijoi akuzat Rama. Sipas tij, protestat do te vijojne sepse shteti i se drejtes praktikisht eshte nenshtruar, pavaresia e sistemit gjyqesor eshte e kercenuar nga ekzekutivi. Arsyet e gjendjes alarmante ne te cilat "noton" pushteti gjyqesor sipas kreut socialist, kane te bejne me politizimin e korrupsionin e perhapur, me mungesen e burimeve njerezore, me venien nen "thundren" e ekzekutivit dhe mungesen e standardeve te qarta ne lidhje me pavaresine. "Hetimi i procesit zgjedhor ne Ruzhdie deshmoi nje shkalle te larte te manipulimit. Megjithese vend anetar i NATO-s, Shqiperia ende s'ka realizuar zgjedhje te lira e te ndershme, ne perputhje te plote me standardet nderkombetare. Jemi larg mesatareve te vendeve te rajonit, per sa i perket permbushjes se standardeve zgjedhore", theksoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›