E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshëngritje, Romela Begaj kampione Europe

Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj është shpallur kampione Evrope në stilin e shkëputjes, duke ngritur 102 kg.

Gjithashtu ajo është shpallur edhe nënkampione në dygarësh, ku vetëm pesha trupore më shumë se 360 gr se kundërshtarja e saj Boyanka Kostova i  nuk e ka lejuar të marrë medaljen e artë.

Në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Turqi, Begaj Fillimisht ngriti 93 kg, më pas 98 kg dhe në provën e trete 102 kg duke ngritur 4kg më shumë se vend i dytë.

Mjaft mirë ajo është paraqitur në stilin e shtytjes ku fillimisht ngriti 113kg, në provën e dytë 116 kg dhe në provën e tretë shkaktoi faull duke përfunduar e gjashta.

Ndërsa peshëngritësja tjetër e famshme shqiptare Fetije Kasa nuk shkoi më shumë se vend i tetë në stilin e shkëputjes dhe dy garësh.

Në stilin e shkëputjes 27-vjeçarja dështoi në dy prova dhe ngriti 78 kg ndërkohë që në stilin e shtytjes ajo ngriti 108 kg duke u renditur në vendin e 5.

Në këtë europian Shqipëria përfaqësohet nga 12 sportistë, 4 femra dhe 8 meshkuj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›