E Diel, 1 Nëntor 2026

Festonin daljen në pension të koleges, helmohen 35 mjekë dhe infermiere

ambulancaaaElbasan- Gjashtë mjekë dhe disa infermierë janë helmuar në qytetin e Elbasanit duke përfunduar në spital. Sipas burimeve nga spitali rajonal, mësohet se ka qenë 35 numri i të helmuarve të cilët ishin pjesë e stafit të spitalit psikiatrik të qytetit.

Mjekë dhe infermierë ishin mbledhur sëbashku mbrëmë në lokalin San Marku dhe po festonin daljen në pension të një kolegeje, Fitore Totozani.

Pesë nga personat e helmuar, të cilët ndodheshin në gjendje më të rëndë shëndetësore, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Ndërsa 30 personat e tjerë, janë larguar nga spitali pasi kanë marrë serum. Nga verifikimet e para dyshohet se helmimi ka ardhur nga ushqimi i lokalit. Megjithatë një grup hetimor i posaçëm është ngritur dhe po heton shkaqet e kësaj ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›