AMC dhe Korpusi i Vullnetarëve, aksione në dobi të mjedisit

Në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit
Tiranë, 5 Qershor 2010 NOA - Pesë qershori
është Dita Ndërkombëtare e Mjedisit dhe në të gjithë botën organizohen
aktivitete masive në mbrojtje të natyrës. Në këtë ditë Forumi i Mendimit të
Lirë me Korpusin e Vullnetarëve i mbështetur nga AMC, kanë organizuar aksionin
masiv të radhës për pastrimin e zonave bregdetare nga papastërtitë si dhe
ndërgjegjësimin për ruajtjen e ambientit.
Ky është viti i dytë radhazi që AMC mbështet Korpusin e Vullnetarëve në realizimin e aksioneve të tyre në dobi të mjedisit. Qëllimi i këtyre aksioneve nuk është vetëm pastrimi i ambientit nga mbeturinat por edhe ndërgjegjësimi i përdoruesve të këtyre hapësirave për rëndësinë që ka ruajtja e mjedisit. Ashtu si edhe vjet në këto aksione janë përfshirë edhe punonjës të AMC që i janë bashkuar vullnetarëve në terren.
Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, në aksionin për pastrimin e zonës turistike të Gjirit të Lalzit u përfshinë mbi 150 vullnetarë nga qyteti i Tiranës, Durrësit si edhe banorë të zonave përreth. Në këtë aksionin u përfshinë edhe punonjës të pushtetit vendor të cilët edhe falënderuan Korpusin e Vullnetarëve dhe AMC për ndihmesën që japin në pastrimin dhe ruajtjen e ambientit në Gjirin e Lalzit.
Vullnetarët u organizuan në dy grupe duke bërë të mundur pastrimin e pjesës së bregdetit si edhe të pyllit pranë nga mbetjet e pushuesve të pakujdesshëm. Vullnetarët gjatë këtij aksioni mundën të pastronin pjesën më të madhe të zonës turistike si edhe të komunikonin me pushues dhe biznese lokale për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit. Në përfundim të aksionit të organizuar nga Korpusi i Vullnetarëve dhe AMC plazhi dhe zona e pyllit përreth kishte rreth 100 thasë mbeturina më pak të cilat u ngarkuan në një kamion për tu dërguar në pikën e grumbullimi.
Me moton Një botë plot përkujdesje ndaj ambientit është në të mirën e të gjithëve, në politikat e saj AMC ka mbështetur përherë nismat në të mirë të ambientit. Për AMC është shumë i rëndësishëm raporti harmonik midis veprimtarisë së përditshme dhe kujdesjes ndaj ambientit.
r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")